GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Si në filma aksion, zbulohet tunel nën gjykatën e Podgoricës

20:49 - 12/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Si në filma aksion, zbulohet tunel nën gjykatën e Podgoricës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tuneli i zbuluar i gërmuar nën Gjykatën e Lartë në Podgoricë të çon në një banesë përballë ndërtesës së gjykatës, konfirmoi ministri i Brendshëm malazez Filip Axhiq, i cili shtoi se apartamenti është në pronësi private.

Axhiq u tha gazetarëve se aksioni ishte duke u organizua për një kohë të gjatë dhe se dukej si filma aksion, dhe se ishte një sulm ndaj sistemit dhe shtetit, transmeton Telegrafi.

Depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është thyer përmes një tuneli nëntokësor që u zbulua mbrëmë, tha më herët kryetari i asaj gjykate, Boris Saviq.

Gjithashtu u tha gazetarëve se deri më tani nuk është vërtetuar se është vjedhur diçka dhe se do të duhen muaj për një kontroll të detajuar.

“Tuneli sekret i gërmuar në depo u zbulua aksidentalisht nga dy punonjëse evidentimit të inventarit dhe sendeve të depozituara”, tha ai.

Njëra prej tyre ndjeu një rrjedhë ajri të ftohtë dhe më pas të dyja gjetën një tunel të hapur në mur pas një vitrine, që duket sikur ishte ndërtuar prej kohësh. Kryetari i Gjykatës së Lartë dyshon se personi që ka hapur tunelin ka tentuar t’i afrohet dhomës së paraburgimit, dhe se mund të ketë tentuar arratisjen. Në depo mbahen në cilësinë e provës dokumente dhe objekte të veprave penale dhe rreth 9.5 ton drogë, nga të cilat dy ton kokainë dhe shtatë ton marihuanë.

Saviq theksoi se depoja nuk ruan kompjuterët e Do Këon, tregtarit të arrestuar të kriptovalutave, i cili ishte në qendër të aferës para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, kurse kryeministri Dritan Abazoviq e lidhi atë me presidentin aktual Milojko Spajiq.

Etiketa: GjykataMali i Zi

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Përpjekjet për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Përpjekjet për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com