GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Si nisi sherri për “pse më këqyr shtrembër” që përfundoi në masakër në Prishtinë

18:06 - 05/09/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Si nisi sherri për “pse më këqyr shtrembër” që përfundoi në masakër në Prishtinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mkë ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në kryeqytetin e Kosovës ku nga një përplasje me armë mbeti i vrarë një person dhe 5 të tjerë të plagosur.

Zanafillën sherri e ka që më 4 mars të këtij viti, ku ka nisur konflikt mes familjes Sekiraqa dhe Gashi që njihen edhe si ‘Capat.’

Përleshja që do të sillte masakër muaj më vonë, ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit në rrugën Bedri Shala në Prishtinë.

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës që mbeti i plagosur, plagosir me armë Pajtim Gashin, vëllanë e viktimës së të dielës.

Për këtë ngjarje, Prokuroria në Prishtinë, ngriti aktakuzë ndaj Shumbin Sekiraqës për veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar të armëve.

Shkumbin Sekiraqa në deklaratën e tij në polici e kishte mohuar përfshirjen në rast e në prokurori ka deklaruar se i qëndron prapa deklaratës së dhënë në polici.

Ndërkohë që i dëmtuari, Pajtim Gashi, që atë kohë kishte mbetur i plagosur, ka deklaruar se ndodhej pranë biznesit familjar kur u sulmua.

Gashi ka treguar në Prokurori se nuk e njeh Shkumbin Sekiraqën dhe se nuk e ka takuar më herët, por që deklaron se personi ka shtënë 5-6 herë në drejtim të tij.

Top Channel ka siguruar të gjitha dëshmitë e asaj ngjarjeje të ndodhur më 4 mars, ku palët deklaronin se nuk e njihnin njëri-tjetrin por ajo ngjarje solli masakrën që tronditi prishtinën mesnatën e dy shtatorit.

Dëshmia e Pajtim Gashit:

Më datë 4 mars 2024, afër zyrave të biznesit familjar, ka ardhur një person me veturë të kuqe dhe personi që ishte brenda në makinë më ka thënë “pse po më kqyr”, e më pas ka filluar të më shajë me fjalë banale, “ç’ka k** po më kqyr”. Unë i thash nuk jam ka të kqyri o vëlla, po shko rrugës tënde, dhe mu kthye sërish, “po je ka më kqyr shtremt”.  Pas kësaj bisede të zhvilluar ai vazhdoi poshtë me makinë dhe lëvizte me derën e hapur. Pasi u largua 15 metra, e ka ndal veturën dhe erdhi në drejtimin tim. Filloi sërish të shajë, u mundova ta qetësoja vetëm kur pash një person tjetër afër tij.

Unë vazhdova ti thoja vazhdo rrugën tënde mos më shaj këtu sepse jam në vendin tim të punës dhe nuk të kam bërë asgjë, por ë momentin kur hodha hapin e parë të kthehesha të zyra, ka nxjerrë armën dhe më ka qëlluar. U mundova t’ja merrja armën nga dora por personi tjetër të cilin e kisha afër më ka goditur në qafë  me grushte dhe shkelma. Personi i cili e kishte armen më goditi në këmbën e djathtë poshtë gjurit.

Pas kësaj u ngrita në këmbë dhe pa e ndjerë se çfarë më kishte ndodhur, kam qenë i shokuar dhe kam shkuar në drejtim të zyrave, ndërsa dy personat që më lënduan ikën në drejtim të paditur.

Në spital më dërgoi djali i dajës. Në vendin e ngjarjes më kanë rënë dhe syzet që i mbaja që në moshën 3-vjeçare.

Personin Shkumbin Sekiraqa nuk e kam njohur më herët nuk e njoh edhe tani po ta shoh, dhe asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me të. Në polici më kanë nxjerrë 6 fotografi të personave të ndryshëm dhe nuk kam arritur të njoh askënd prej tyre

Policia më pyeti edhe për personin Shkumbin Sekiraqa, por nuk më kujtohej pamja e tij dhe as mosha e përafërt. Nuk e njihja a personin tjetër që me goditi me grushte e shqelma. As nga videoja që ka dalë në rrjetet sociale, nuk kam mundur ti identifikoj personat në fjalë.

Dëshmia e Shkumbin Skiraqa: E kam dhënë njëherë një deklaratë në polici me vullnet dhe pa presion dhe i qëndroj asaj. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër sepse e gjithë ajo që kam thënë është e vërtetë dhe tani nuk dua të deklarohem më. Nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur më 4 mars 2024 dhe nuk e njoh të dëmtuarin Pajtim Gashi.

Dëshmitari Jeton Quka deklaron: Pajtim Gashinm e kam djalin e hallës, para se të ndodhte ngjarja kam qenë duke pirë kafe në zyrë me të dhe nuk më ka foluar për asnjë problem, ka qenë plotësisht i qetë.

Pas 10 minuta kam dëgjuar të shtënat me armë, diku 5-6 të shtëna, në atë moment dola jashtë për të parë se çfarë ka ndodhur, pash një automjet që iku  me vrap poshtë, ishte i kuq. Personat që kanë qenë brenda nuk i kam identifikuar dot. Nuk e di kush ka qëlluar mbi Pajtimin dhe nuk e njoh Shkumbin Sekiraqën.

Dëshmitari Skënder Hoti deklaron: Isha duke punuar aty pranë dhe përmes dritares pashë tre persona duke biseduar. Pastaj kam dalë jashtë dhe kam parë që ka qenë Pajtim Gashi, pronari i firmës ndërsa dy të tjerët nuk i njihja.

Pashë që po diskutonin dhe nuk mu duk një bisedë normale. Jam kthyer në punë por direkt dëgjova të shtëna armës, nuk e pashë si ndodhi ngjarja sepse ndodhi shumë shpejt, brenda sekondash. Autorët i pashë të iknin shpejt me makinë, ndërsa Pajtimin e pashë që e ndihmoi një punëtor dhe e dërgoi në spital.

Ndërkohë që mungesa e një hetimi të thellë të kësaj ngjarje mund të ketë çuar deri tek përleshja e armatosur të së dielës.

Ngjarja e rëndë ndodhi dielën rreth orës 22:20, në Lagjen Aktash të Prishtinës pas një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve. Të plagosurit janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Në mbajtje janë pesë të plagosurit që janë të përfshirë në konflikt.

“Shkumbin Sekiraqa, për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me personin i drejtohet me fjalët “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht në atë mënyrë që fillimisht Shkumbin Sekiraqa nxjerrë armën e zjarrit duke  shtënë në drejtim të tij ku më pas e goditë në kokë me kondak të armës, ku i shkaktoi lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e majtë”, njoftoi Prokuroria Themelore e Prishtinës

gijotina.com/

 

Etiketa: Prishtinë

Lajme të lidhura

Makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset shoferi në Delvinë
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset shoferi në Delvinë

21:57 - 16/06/25
Vajzat thanë se kanë gjetur një varr në Dajt, reagon qytetari: Aty varrosa Pablon, qenin tim!
Aktualitet

Vajzat thanë se kanë gjetur një varr në Dajt, reagon qytetari: Aty varrosa Pablon, qenin tim!

21:29 - 16/06/25
U akuzua se abuzoi me një të mitur dhe armëmbajtje pa leje, Gjiko shpallet i pafajshëm! Reagon bashkëshortja
Aktualitet

U akuzua se abuzoi me një të mitur dhe armëmbajtje pa leje, Gjiko shpallet i pafajshëm! Reagon bashkëshortja

20:17 - 16/06/25
Para
Iu gjet 4 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Iu gjet 4 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset shoferi në Delvinë
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset shoferi në Delvinë

21:57 - 16/06/25

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, pranë Stjarit, bashkia Delvinë, në segmentin...

Lexo më shumë
Vajzat thanë se kanë gjetur një varr në Dajt, reagon qytetari: Aty varrosa Pablon, qenin tim!

Vajzat thanë se kanë gjetur një varr në Dajt, reagon qytetari: Aty varrosa Pablon, qenin tim!

21:29 - 16/06/25
U akuzua se abuzoi me një të mitur dhe armëmbajtje pa leje, Gjiko shpallet i pafajshëm! Reagon bashkëshortja

U akuzua se abuzoi me një të mitur dhe armëmbajtje pa leje, Gjiko shpallet i pafajshëm! Reagon bashkëshortja

20:17 - 16/06/25
Draft raporti konfidencial i Komisionit Europian për Drejtësinë: Vetëm SPAK dhe Kushtetuesja marrin nota kaluese

Draft raporti konfidencial i Komisionit Europian për Drejtësinë: Vetëm SPAK dhe Kushtetuesja marrin nota kaluese

19:48 - 16/06/25
Aksident në Maliq/ Makina përmbyset në rrugë, lëndohet nëna dhe dy fëmijët

Aksident në Maliq/ Makina përmbyset në rrugë, lëndohet nëna dhe dy fëmijët

19:30 - 16/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com