GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Si po mban peng Anila Denaj tenderin 2 miliardë lekë të rehabilitimit të lumit Borsh, pazaret me Hamz Islamajn

20:46 - 24/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Si po mban peng Anila Denaj tenderin 2 miliardë lekë të rehabilitimit të lumit Borsh, pazaret me Hamz Islamajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anila Denaj dhe oligarkët mbajnë peng tenderin 2 miliardë lekë për rregullimin e lumit të Borshit prej një viti. Tenderi është paracaktuar për oligarkun Hamz Islamaj, por meqenëse ka zhurmë rreth pazarit me paratë e projektit është zgjedhur që këtë punë të pisët ta firmosë Jonaid Myzyri, kryetari i KPP. Ky nuk ka se çfarë të humbë, se e ka marrë rrugën për në burg. Me këtë rast, ministrja Denaj i shpëton përgjegjësisë direkte ligjore për parregullsitë e tenderit.

Pse e vonoi një vit projektin Anila Denaj?

Paratë e projektit të rregullimit të argjinaturës së lumit Borsh janë dhënë në vitin 2024. Por ministrja nuk u nxitua, priti që niste fushata elektorale, që të mos binte në sy tenderi 2 miliardë lekësh për rregullimin e këtij lumi të vogël. Theksojmë se në për këtë vit për lumin Buna që përmbyt çdo vit gjysmën e Shkodrës,  janë dhënë sa çereku i fondit që hidhet në Lumin Borsh.

Kur vjen puna për projekte 3D, ky lumë do të kthehet në një atraksion, por në realitet gjithçka duke e dyshimtë. Lumi Borsh është 15 km i gjatë dhe derdhet në Jon. Rregullimi i tij mund të priste, sepse ka më shumë nevojë tek Erzeni, Semani, Vjosa, Buna.

Më datën 21 mars 2025 është publikuar nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier procedura e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i lumit të Borshit” me fond limit 206,360,994 Lekë pa TVSH. Tenderi është mbajtur në 7 prill 2025 në orën 10.00 tek Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, që drejtohet nga Theodhor Stefa dhe është në varësinë direkte të ministres së Bujqësisë.

Tenderi ka ndjekur skenarin që fituesi të përcaktohet në Komisionin e Prokurimit Publik, ku kryetar vazhdon të jetë Jonaid Myzyri, person kyç që rregullon aferat e qeveritarëve me fondet publike.

Deri tani jemi në fazën e parë të pazarit: Dy kompani kanë bërë kërkesë për “modifikim të kritereve” nga komisioni i tenderit.

Fakti që në tender lejohet të marrë pjesë kompania “Cogren” shpk e Fotina Rondos që është përjashtuar nga e drejta për të marrë kontrata publike për 1 vit, flet për fiktivitetin e procedurës.

Kujtojmë se kompania e mësipërme u ndëshkua për shkak të prezantimit të të dhënave të rreme në tenderin e Ujësjellësit të Sarandës me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi”.

APP pasi mori denoncimin më 4 shkurt 2025, kishte nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” Shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit.

“Cogren” shpk në cilësinë e operatorit pjesëmarrës ka kërkuar të ndryshojnë kushtet e tenderit të Anila Denajt, duke u ankuar në KPP.

Paralelisht një ankesë të ngjashme ka bërë edhe kompania BE-IS e oligarkut Hamz Islamaj.

Ankesa e kompanisë “Cogren” shpk nuk është marrë parasysh nga KPP, meqenëse nuk kishte paguar tarifën për procedurën e ankimimit. Ndërsa “denoncimi” i Hamz Islamajt është konsideruar nga KPP dhe janë marrë jo pak, por 4 vendime në favor të tij.

Thelbi i këtyre vendimeve është urdhërimi i institucionit të Denajt që të ndryshojë kriteret duke i qepur sipas shijes së Hamz Islamajt dhe pezullimi i procedurës. Gjatë këtyre vendimeve, është anuluar procedura dhe ka rifilluar sërish deri më 20 qershor 2025, kur ka ardhur vendimi përfundimtar i KPP në favor të Islamajt.

Zvarritja e këtij tenderi është artificiale dhe këtë e tregon korrespondenca autoritetit kontraktor Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier me KPP më 21 maj 2025, ku informon se si rezultat i një “problemi teknik” njësia e prokurimit nuk arriti të bënte ndryshimet në sistemin elektronik të prokurimit në zbatim të vendimit Nr. 635/2025, datë 08/05/2025, të Komisionit të Prokurimit Publik!

Në datë 26 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin “Të lejojë autoritetin kontraktor, për anulimin e procedurës së prokurimit me objekt “Rehabilitimi i lumit të Borshit”.

Ndërsa më 2 qershor 2025, tenderi u rishpall dhe Komisionit të Prokurimit Publik vuri re se nuk ishin bërë të gjitha ndryshimet e urdhëruara për procedurën. Kështu që u vendos “Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të tenderit”. Ndryshimi që “nuk është bërë” nga Drejtoria e Ujitjes lidhet me tonazhin e mjeteve që do të përdoren në këto punime.

Tashmë, tenderi mban formalisht vulën e Jonaid Myzyrit, ndërsa ministrja Denaj mund t’ia japë kontratën Hamz Islamajt pa pasur as përgjegjësi ligjore, as vrasje ndërgjegje.

Pronari i kompanisë “BE-IS” shpk është Hamz Islamaj, një personazh i lakuar për tendera të dyshimtë. Gjatë 10 viteve të fundit, Islamaj ka marrë 160 milionë euro tendera publikë. Hamz Islamaj nuk ka fituar miliona duke pritur rastësisht. Ai ka miq dhe ortakë në vendet e duhura. Një prej tyre është Ermal Nufi, që e gjen kudo ku ka para publike. Nufi nuk është vetëm një avokat i zakonshëm, ai është drejtor kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës, Anëtar Bordi në Kadastër, “Albpetrol”, anëtar bordi në ARRSH dhe te kompania “Alabbar” në Durrës.

Vëllai i tij, Edmir Nufi, është ortak me Hamz Islamajn në kompaninë e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”. Pra, një dorë firmos tenderat, ndërsa tjetra mbledh fitimet!

Nga ana tjetër, Anila Denaj dhe kryetari i KPP, Jonaid Myzyri janë personazhe të SPAK. Denaj ka hedhur firmën për koncesionin e Sterilizimit, në kohën që mbante portofolin e ministres së Financave. Ndërsa Jonaid Myzyri ditën e djeshme u mor i pandehur nga SPAK për korrupsionin e tenderave.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anila DenajBorshHamz IslamajJonaid MyzyritenderTheodhor Stefa

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
“Pse i refuzova”, Meta: Miqtë e huaj më ofruan azil politik para arrestimit

"Pse i refuzova", Meta: Miqtë e huaj më ofruan azil politik para arrestimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com