GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sopatë për coptimin e opozitës

21:26 - 27/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sopatë për coptimin e opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në harkun kohor të 7 ditëve, dy gjykatat më të rëndësishme të vendit, ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese, janë zbythur nga detyrimet e tyre për të bërë drejtësi, duke i hapur rrugë procesit të nisur për linçimin e opozitës.

Këtë të mërkurë tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, vendosën të kthejnë në Gjykatën e Apelit sagën dy vjeçare se cilit i përket e drejta e vulës së PD-së, shumicës me lider Berishën apo minorancës së papërfillshme të mbetur rreth Bashës. Teknikisht gjykatësit kanë gjetur shkelje proceduriale të kolegëve te tyre të apelit dhe prandaj e kanë rikthyer aty dosjen.“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Por historia është më e thjeshtë. Kjo lojë me delegim përgjegjësish mban prej fiks dy vitesh peng opozitën. Ndonëse disa mbështetës të Berishës për arsye propogandistike thirrën sot “fitore: duke argumentuar se pas gjykimit të sotëm i vetmi vendim në fuqi është ai i shkallës së parë që njeh grupin e rithemelimit si trashigimtar të PD-së, situata nuk është edhe aq rozë. Sepse edhe ‘zvarritja” e sotme ka një qëllim: ajo nuk e lejon shumicën e demokratëve të marrin pjesë në zgjedhje me simbolet e tyre, të kenë komisionerë, kohën mediatike dhe financim publik që i njeh ligji. Pra shkurt dhe shqip, ajo që po bën gjykata me përcjelljen e dosjes nga shkalla e parë në apel, kthim në të parën dhe pastaj rikthim nga e larta në të dytën, është një lojë kungulleshkash rezultati i të cilës është penalizimi i opozitës reale. Gjykata e Lartë e kishte sot mundësinë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë që njeh konkresin e rithemelimit në dhjetor 2021. Ai kongres është vërtetuar publikisht edhe nga shifrat e zgjedhjeve të 6 marsit 2021 dhe 14 majit 2023, ku u pa qartë diferenca mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Por këtë realitet nuk e sheh vetëm trupa gjyqësore e dalë nga reforma në drejtësi.

Me të njëjtin standart u soll një javë më parë edhe kushtetuesja. Mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan asaj për një çështje që i përket ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti.

Pikërisht në 15 dhjetor, një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese intepretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës.

Por Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese,Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha gjatë një konference për shtyp se kërkesa nuk plotësonte kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj. Ajo argumentoi se grupi i deputetëve opozitarë, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me argumentin se ai nuk është subjekt në konfliktin e parashtruar mes SPAK-ut dhe kuvendit, pasi atij nuk i është marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Duke mos mbajtur qëndrim, as po, as jo me një shumicë flagrante, gjykatësit kushtetues e hoqën nga vetja këtë patate të nxehtë. Ata u fshehën pas faktit absurd se nuk i takonte 30 deputetëve të ankoheshin për këtë çështje duke i hapur kështu rugë heqjes së imunitetit dhe arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha.

Pra të dyja gjykatat kryesore të vendit, që supozohet se ekzistojnë si diga ndaj padrejtësive, kanë hequr dorë nga roli i tyre duke rrëzuar çdo pengesë ndaj linçimit të opozitës, qoftë për arrestimin e Berishës, qoftë për lënien e PD-së të pazyrtarizuar. Dhe po ti shikosh dy vendimet e fundit në sfondin gati dy vjeçar të vendimeve që gjykatat e të gjitha shkallëve kanë mërrë në dëm të opozitës reale, nuk është e vështirë të bindesh se i gjithë sistemi është shndërruar një një mjet lufte politike./Lapsi.al/

Etiketa: drejtesiaGjykataKryesore1Opozita

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Cilët janë njerëzit më të stresuar në Evropë?

Cilët janë njerëzit më të stresuar në Evropë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com