GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Si prodhuesit e miellit i shpëtuan gjobave totale për më shumë se 500 milionë lekë

07:48 - 01/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Si prodhuesit e miellit i shpëtuan gjobave totale për më shumë se 500 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e mërkurë, Komisioni i Konkurrencës vendosi me shumicë të thjeshtë votash të mos ndërmarrë sanksione ndaj katër kompanive në tregun e importit të grurit dhe importit, prodhimit e tregtimit të miellit. Indrit Reka, Drejtor i Kabinetit të Kryetares së Komisionit të Konkurrencës shpjegon për “Monitor” se grupi i inspektimit dhe Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i patën propozuar Komisionit vendosjen e gjobave ndaj katër ndërmarrjeve që veprojnë në këtë këto tregje, në shuma që varionin nga 3% deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Në total, gjobat e propozuara preknin një shifër prej më shumë se 500 milionë lekësh ose rreth 4.1 milionë euro. Neni 74 i ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” klasifikon si shkelje të rënda marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese. Për këto shkelje, firmat mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore.

Në përfundim të monitorimit të tregut, inspektorët arritën në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Bloja, Miell Tirana dhe Atlas Mills nuk kanë respektuar detyrimet e vendosura në vendimin e muajit korrik 2020. Vendimi ngarkonte firmat me detyrimet e parashikuara në nenin 4 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, që përkufizon sjelljet e klasifikuara si marrëveshje të ndaluara. Më konkretisht, kompanitë nuk duhet të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; nuk duhet të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet dhe të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit. Hetimi i thelluar në këtë treg u mbyll me vendimin e datës 30.07.2020, me konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal. Z.Reka nënvizon se vendimi në fjalë nuk u ankimua nga kompanitë objekt hetimi, as në rrugë administrative pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe as në rrugë gjyqësore.

Megjithë konstatimin e sjelljes së bashkërenduar, Komisioni vitin e kaluar nuk ndërmori sanksione dhe u mjaftua me vendosjen e detyrimeve dhe me mbajtjen e tregut në monitorim për një vit. Mbyllja e fazës së monitorimit këtë vit përkoi me rritjen e çmimit të bukës nga disa prej prodhuesve. Një nga shkaqet e përmendura prej tyre është rritja e çmimit të miellit, çka shkaktoi një ndjeshmëri të shtuar të publikut për këtë çështje. Z.Reka thotë se raporti i monitorimit i dorëzuar nga Sekretariati u miratua unanimisht dhe pa vërejtje nga anëtarët e Komisionit të Konkurrencës. Megjithatë, në mbledhjen e të mërkurës shumica e tyre ishin të mendimit se raporti nuk provonte ekzistencën e shkeljeve të rënda të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” dhe votuan kundër ndëshkimit me gjobë. Në favor të propozimit votuan vetëm kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi dhe anëtari, Eduart Ypi./Monitor

Etiketa: Komisioni i Konkurrencesmiell

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Kosova refuzon projektin për gazin

Paralajmërimi i bizneseve: Zinxhirët globalë të furnizimit janë në rrezik kolapsi

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com