GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Si shkojnë miliardat e bashkive tek “klientët e Ramës”

14:28 - 12/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Si shkojnë miliardat e bashkive tek “klientët e Ramës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e kaluar u mbyll me një sukses stratosferik të kompanive pranë qeverisë. Dhjetra miliardë lekë publike u shpërndanë në tendera të dyshimtë për shoqëritë private të miqve personal të kryeministrit Edi Rama. Përfshirë Sadri Abazin, Alban Eftimi, Salillari e të tjerë. Në krye të listës së shpërndarësve të miliardave për këtë javë qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I pasuar nga homologu i tij në krye të bashkisë së falimentuar të Kavajës, Redian Krali.

Projektimi i kampusit universitar

Kompania “Atelier 4” e vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi, të njohur për miqësinë e tyre të hershme me kryeministrin Rama, është në krye të listës së operatorëve të kualifikuar për tenderin me vlerë rreth 4 milionë euro për studimin dhe projektimin e kampusit universitar Tiranë dhe ndërtimin e godinës së re të Universitetit të Arteve.

Tenderi është shpallur nga Bashkia e Tiranës në Gusht të këtij viti dhe në dispozicion të kompanive pjesëmarrëse janë vendosur plot 4.6 miliardë lekë të vjetra.

Kjo procedurë u shpall edhe më herët, në fund të vitit 2021. Por, Bashkia e Erion Veliajt e anuloi procedurën në atë kohë, nën justifikimin se nuk kishte aftësi paguese.

Tashmë që tenderi masiv u rikthye sërish, duket se fati po i ndrit Alban Eftimiut. Procedura është me dy faza dhe fituesi përfundimtar duhet të presë edhe pak kohë. Por duket se gjithçka është përgatitur që fondi 4 milionë euro të përfundojë në llogaritë e “Atelier 4”.

Asfalti elektoral

Bashkia e Veliajt ka mbyllur gjithashtu këtë javë një tjetër tender gjigand, me fond plot 10 miliardë lekë të vjetra, ose rreth 9 milionë euro. Tenderi ka si objekt asfaltimin e rrugicave të ndryshme në Tiranë, me qëllim të dukshëm elektoral. Fituesit e këtij tenderi janë disa kompani, ku bien në sy të paktën dy, të cilat kanë probleme të tjera këto kohët e fundit. Sipas dokumentave zyrtarë, rezulton se pjesë e fituesve të tortës 10 miliardë lekë të Veliajt janë shoqëritë “Salillari” dhe “Arb Trans 2010”.

 

Të dyja kompanitë u kapën në flagrancë nga ministrat e qeverisë “Rama” duke ndërtuar kate pa leje. Në shtator të këtij viti, Rama nxori në terren zëvendësen e tij, Belinda Balluku dhe Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për të gjetur pallatet me kate pa leje.

Në “rrjetën” e ministrave ranë një pallat i Pëllumb Salillarit në zonën e Farkës dhe një godinë e ndërtuar nga kompania e zyrtarit socialist, Arben Maloku, “Arb Trans”, pranë qendrës së Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”. Dy kompanitë duhet të ishin para drejtësisë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. Me qëllime fitimi, që parashikon deri në 8 vjet burgim. Por, as qeveria dhe as drejtësia nuk i pengon dy kompanitë që të shpallen fitues në tenderin 10 miliardë lekë të Veliajt.

Plehrat e Kavajës

Kompania e familjes së ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, ka fituar “me forcë” një tender me vlerë 5.5 miliardë lekë. Ose rreth 5 milionë euro, për pastrimin e qytetit të Kavajës për 5 vitet e ardhshme. Administrata e drejtuar nga Redian Krali vendosi të bënte një tender shumë-vjeçar, megjithëse Bashkia është në krizë të thellë financiare.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se shoqëria “Alko Impeks General Construction” ka paraqitur ofertën më të lartë në këtë tender. Konkretisht, 5.49 miliardë lekë të vjetra, ose vetëm 10 milionë lekë të vjetra më pak se sa fondi limit.

 

Kompania tjetër në garë kishte paraqitur një ofertë me vlerë më pak se 1 miliardë lekë të vjetra se sa fondi limit. Por, kryebashkiaku Krali ishte i vendosur që fondin gjigand ta dorëzonte tek llogaritë e “Alko Impeks”.

Konkurrenti tjetër e ankimoi vendimin pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Por, edhe ky institucion, që emrin e ka të pavarur, por që anëtarët e tij janë të zgjedhur të gjithë nga maxhoranca, vendosën që tenderin 5 milionë euro ta dorëzonin tek familjarët e Sadri Abazit. Pavarësisht se kjo do t’u rëndojë xhepave të kavajasve të varfër.

Tenderët e pastrimit, Kapri me nipin e Sadri Abazit, kundër Mirit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuBledi ÇuçiErion Veliaj tendewrkryeministri Edi RamaPellumb SalillariSadri Abazi

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Vrau Briken Sanajn, si u zbulua autori nga kamerat e sigurisë

Vrau Briken Sanajn, si u zbulua autori nga kamerat e sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com