GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si spiunët e Putinit përdornin videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë

21:15 - 19/03/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si spiunët e Putinit përdornin videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spiunët e Vladimir Putinit përdornin videot e Cristiano Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë. Ky zbulim u bë i njohur pas arrestimit të një çifti në Gjermani, që u dënua për spiunazh në favor të Rusisë.

Në qytetin e Marburgut, një orë në veri të Frankfurtit, Andreas dhe Heidrun Anschlag dukeshin si një çift i zakonshëm, të cilët pretendonin të ishin shtetas austriakë me origjinë nga Amerika e Jugut. Andreas punonte si inxhinier makinerie, ndërsa Heidrun merrej me punët e shtëpisë dhe kujdesej për vajzën e tyre, e cila nuk kishte asnjë ide për identitetin e vërtetë të prindërve të saj.

Megjithatë, pas hetimeve të thelluara, u zbulua se ata ishin spiunë rusë dhe se për 23 vjet kishin marrë 80 000 paund në vit për të spiunuar për Bashkimin Sovjetik dhe më vonë për Rusinë, duke shpërndarë mijëra sekrete nga BE, NATO dhe OKB.

Çifti kishte përdorur radio dhe satelitë për të komunikuar me Shërbimin e Inteligjencës të Jashtme të Rusisë (SVR). Por, pas rritjes së përdorimit të internetit, ata gjetën një mundësi të re për të dërguar mesazhe të koduara. Ata krijuan një profil në YouTube me emrin @Aplenkuh1, dhe së shpejti u krijua një tjetër profil nga SVR me emrin @crsitanofootballer.

Në komentet e videove të Ronaldos, ata shkruanin mesazhe të paqarta si “Kjo është një video shumë e bukur dhe kënga është gjithashtu shumë e mirë”, dhe përgjigjej profili i SVR, duke thënë “Ai vrapon dhe luan si djalli”. Hetuesit gjermanë besojnë se këto mesazhe ishin një mënyrë për të komunikuar duke u fshehur në sy të publikut, në mesin e një deti komentesh në një platformë video si YouTube.

Çifti u arrestua në tetor të vitit 2011 dhe u dënua në vitin 2013. Andreas që mori 6.5 vjet burg dhe Heidrun 5.5 vjet. Megjithatë, deri në fund të vitit 2015, ata u liruan dhe u deportuan në Rusi.

Etiketa: Cristiao RonaldoRusispiunazhVladimir Putin

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Berisha-Tom Doshit: Je kriminel elektoral, blen vota për Ramën

Tom Doshi i përgjigjet akuzave të Berishës: Diferencën midis një burri dhe një gënjeshtari e bën 11 Maji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com