GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si ta bëni pallton tuaj të leshtë të duket sërish e re

23:33 - 03/02/23
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ta bëni pallton tuaj të leshtë të duket sërish e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Palltoja juaj e leshit mund të humbasë shkëlqimin e saj pas disa vitesh përdorimi.

Pavarësisht se çfarë mund të thotë etiketa e saj, shpesh mund ta lani pallton me kujdes në shtëpi.

Pastrimi është i rëndësishëm përpara se ta vendosni pallton në dollap për një kohë të gjatë.

Kjo pasi molat janë veçanërisht problematike kur copat e leshta ruhen për periudha të gjata.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat që duhet të ndërmerrni për ta bërë pallton tuaj të duket si e re.

Çfarë duhet të bëni…

Filloni duke hequr së pari kokrrizat që formohen në sipërfaqen e palltos

Shfaqja e kokrrizave një shenjë se palltoja ka nevojë për vëmendjen tuaj. Krijimi i tyre ndodh kur pëlhura fërkohet me vetveten ose me veshje të tjera, duke shkaktuar formimin e topave të bezdisshëm.

Ju mund t’i hiqni me një brisk ose me një krehër të modeluar pikërisht për këtë punë. Pavarësisht çfarë mjeti përdorni, kriheni butësisht me lëvizje të shkurtra për poshtë. Mos e krihni në mënyrë shumë agresive sepse mund të dëmtoni pëlhurën.

Më pas, pastroni njollat

Para se të pastroni pallton tuaj, trajtoni çdo njollë të dukshme. Disa njolla, të tilla si yndyrat, vaji, vera ose gjaku, mund të kërkojnë fërkim me alkool ose uthull të bardhë, për një pastrim më të thellë. Siç ndodh pothuajse me çdo njollë, sa më gjatë të prisni për ta pastruar, aq më e vështirë do të jetë ta hiqni atë.

Më pas lajeni me lavatriçe ose me dorë

Kthejeni pallton mbrapsht, për të ndihmuar në parandalimin e ndonjë dëmtimi të mundshëm. Nëse lavatriçja juaj ka një cikël për rrobat e leshta, përdorni atë. Nëse jo, përdorni ciklin delikat.

Asnjëherë mos e lani leshin me temperatura të nxehta sepse kjo do të dobësojë fijet dhe të tkurrë pëlhurën. Sigurohuni që të përdorni gjithashtu një detergjent të butë.

Për të larë pallton tuaj me dorë, përdorni ujë të vakët së bashku me detergjentin e butë.

Ju nuk keni nevojë ta fërkoni ose shtrydhni pëlhurën. Zhyteni pallton në ujë dhe lëreni për rreth 30 minuta. Pastaj trazojeni butësisht për disa minuta.

Vazhdoni duke e shpëlarë derisa të mos ketë më shkumë.

Në fund, vendoseni për t’u tharë

Nëse e lani pallton tuaj me dorë, shmangni shtrydhjen e ujit, pasi kjo mund të prishë formën e palltos dhe të shkaktojë rrudha. Në vend të kësaj, shtrydheni butësisht ujin e tepërt nga çdo pjesë e shtresës. Vendoseni në një peshqir të pastër dhe të thatë dhe rrotullojeni për të thithur sa më shumë ujë.

Më pas vendoseni pallton të thahet. Kthejeni atë çdo 12 orë, derisa të jetë tharë plotësisht. Në varësi të trashësisë, kjo mund të zgjasë disa ditë.

Etiketa: pallto

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Parashikimi i motit për sot, ja fenomeni që do të dominojë

Parashikimi i motit, 4 Shkurt 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com