GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si ta rinoni lëkurën pas të 40-tave

22:25 - 02/08/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëse doni një lëkurë të shëndetshme, ja çfarë duhet të bëni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsiderohet si organi më i madh i trupit, ndaj që nga këtu kujdesi për lëkurën fillon e bëhet kompleks.

Dihet që gjatë viteve elasticiteti i saj humbet e për rrjedhojë përballeni me lëkurën e varur apo rrudhat.

Fytyra mund të themi që është pjesa më delikate, ku pas moshës 25 vjeç procesi i rigjenerimit ndalon.

Kjo ndihet menjëherë pasi kaloni të 30-at dhe shumë më shumë rreth të 40-tave.

Dëshira për të pasur një trup, lëkurë apo fytyrë që përcjell shëndet është prezente tek të gjithë, ndaj AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Përtej trajtimeve shumë të kushtueshme të rinisë, fytyrën dhe të gjithë trupin mund ta rigjeneroni duke ndjekur disa këshilla praktike.

Nisni me secilën pak nga pak dhe kthejeni në një stil të vërtetë jetese.

Pastrimi

Pastrimi rrënjësor i lëkurës është çelësi i shëndetit dhe bukurisë së saj. Me këtë proces sa të nevojshëm aq edhe të lehtë do të largoni nga fytyra juaj përveç papastërtive edhe shumë vite. Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni mirë fytyrën me ujë të bollshëm dhe detergjent të posaçëm për tipin e lëkurës tuaj.

Këtë bëjeni çdo mëngjes dhe çdo darkë, në mënyrë që të nxirrni nga fytyra juaj të gjithë papastërtitë e ditës.

Hidratohuni

Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit.

Një burim energjie dhe shëndeti për trupin që shpeshherë neglizhohet.

Ndikimi i tij fillon që nga lëkura e shëndetshme e deri tek shëndeti i mirë i organeve të brendshme.

Prandaj për të çliruar lëkurën tuaj nga çdo toksinë e jashtme dhe nga çdo periudhë stresi konsumoni shumë ujë.

Mjekët këshillojnë të pini rreth 8 gotë në ditë.

Një aspekt tjetër i hidratimit, është edhe ai i hidratimit të lëkurës me kremra të ndryshëm.

Zgjidhni të përshtatshmin për lëkurën tuaj dhe lyejeni atë pasi ta pastroni çdo mëngjes dhe darkë.

Përdorni kremra të pasur me kolagjen dhe vitaminë C për më shumë rezultat.

Mbrohuni nga dielli

Pas moshës 40 – 50 vjeç pas periudhës së menopauzës lëkura bëhet gjithnjë e më shumë e ndjeshme ndaj diellit. Kështu shtohen njollat bashkë me rrudhat duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë.

Gjithnjë përdorni krem mbrojtës kur dilni jashtë në diell edhe gjatë periudhës së dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin gjithnjë lëkurën e pambrojtur.

Me këtë regjim të thjeshtë e shumë praktik lëkura juaj do t’I ndjejë ndryshimet gradualisht, e në mënyrë natyrale./AgroWeb.org

Etiketa: lekura

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Pedri i qëndron besnik Barçës: Dua të bëhem kapiten

Pedri i qëndron besnik Barçës: Dua të bëhem kapiten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para...

Lexo më shumë
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com