GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si ta ulni tensionin e gjakut përmes rregullimit të frymëmarrjes

20:11 - 08/08/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ta ulni tensionin e gjakut përmes rregullimit të frymëmarrjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensioni i lartë i gjakut është drejtpërdrejt i lidhur me atakun në zemër dhe isheminë.

Shkaktarët e tensionit të lartë janë të ndryshëm e për pasojë trajtimi i tij bëhet i vështirë.

Mënyrat e mbajtjes nën kontroll të tij nga ana tjetër janë të larmishme.

Këtu përfshihet aktiviteti i rregullt fizik dhe regjimi i shëndetshëm ushqimor.

Megjithatë, një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është frymëmarrja.

Frymëmarrja e shpejtë aktivizon sistem nervor,  i cili është direkt i përfshirë në çlirimin e hormoneve të stresit.

Frymëmarrja e thellë dhe e kontrolluar aktivizon sisteimin parasimpatetik që ul nivelin e stresit, rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, përmirëson tretjen dhe ofron qetësi për mendjen.

Teknikat për përmirësimin e frymëmarrjes janë të larmishme.

Një prej tyre, sipas të dhënave të AgroWeb.org,  ka të bëjë me frymëmarrjen nëpërmjet hundës, mbajtjen e frymës dhe nxjerrjen e saj nëpërmjet gojës. Përpara aplikimit të kësaj metode, çdo njeri duhet të bëjë një test të thjeshtë për të matur nivelet e dioksidit të karbonit të nxjerra nëpërmjet frymëmarrjes. Qëndroni ulur dhe merrni frymë në mënyrë të qëndrueshme.

Pasi të merrni frymë, shtrëngoni flegrat e hundës me gishtin e madh dhe atë tregues.

Mbajeni frymën duke numëruar sekondat.

Në momentin që vëreni vështirësi, merrni frymë normalisht dhe mbani shënim kohën.

Një njeri i shëndetshëm mund ta mbajë frymën për 40 deri në 60 sekonda.

Teknika e frymëmarrjes 4-7-8 për uljen e tensionit të gjakut

Kjo teknikë e mirë duhet bërë nga dy deri në katër herë në ditë.

Njeriu duhet të marrë frymë nëpërmjet hundës për 4 sekonda, ta mbajë frymën për 7 sekonda dhe ta nxjerrë atë ngadalë nëpërmjet gojës për 8 sekonda.

Kjo teknikë e frymëmarrjes duhet kryer 4 herë në ditë, por jo më shumë.

Në fillim mund t’ju merren mendtë por më pas nuk do të keni probleme.

Pas një muaji, ju mund ta përsërisni këtë teknikë për 8 herë në ditë, ose sa herë që të jeni të stresuar. Rezultatet në uljen e tensionit të gjakut do të vërehen pas 4 deri në 6 javësh. Frymëmarrja duhet të jetë e thellë dhe të burojë nga stomaku.

Me marrjen e frymës duhet të ndjeni një zgjerim të muskujve abdominalë dhe ngushtim të tyre në nxjerrjen e frymës.

AgroWeb.org gjithsesi ju sugjeron që në rast të tensionit të lartë të gjakut duhet patjetër vizita te mjeku.

Metoda e mësipërme është për t’u aplikuar për mbajtjen në kontroll të tensionit, por jo për të zëvendësuar mjekun./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore

Etiketa: tensioni i gjakut

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Çështjet penale të zotit Trump/ Çfarë do të ndodhë më pas?

Çështjet penale të zotit Trump/ Çfarë do të ndodhë më pas?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com