GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Si të japësh ndihmën e shpejtë nëse dikush ka kriza të epilepsisë

21:17 - 28/03/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Si të japësh ndihmën e shpejtë nëse dikush ka kriza të epilepsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Epilepsia është një gjendje neurologjike që shkakton kriza të paprovokuara, të përsëritura. Mjekët e diagnostikojnë epilepsinë kur ndodhin dy ose më shumë kriza pa ndonjë shkak të identifikueshëm.

Cilat janë simptomat e epilepsisë?

Krizat janë simptoma kryesore e epilepsisë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe sipas llojit të krizave.

Kriza fokale (të pjesshme) – nuk përfshin humbje të vetëdijes

– ndryshime në shqisën e shijes, nuhatjes, shikimit, dëgjimit ose prekjes
– marramendje
– ndjesi shpimi gjilpërash dhe dridhjesh të gjymtyrëve

Krizat fokale të pavetëdijshme (të quajtura më parë kriza të pjesshme komplekse) përfshijnë humbje të vetëdijes. Simptoma të tjera përfshijnë:

– sytë e ngulitur diku
– mosreagim
– kryerje e lëvizjeve të përsëritura
– dridhje

Ndihma e parë

Kur jeni me dikë që pëson një krizë të lehtë

1. Qëndroni me personin derisa kriza të përfundojë.
2. Pasi të jetë më i qetë, drejtoje në një vend të sigurt dhe thuaji se çfarë ndodh.
3. Përpiquni ta qetësoni.
4. Flisni me qetësi.
5. Ofroni ndihmë nëse mund ta shoqëroni në shtëpi.

Nëse ka krizë që shkakton dridhje

1. Vendoseni me kujdes në tokë.
2. Kthejeni në anë që të marrë më mirë frymë. Vendoseni gojën të drejtuar nga toka. Kjo parandalon që pështyma të bllokojë rrugët e frymëmarrjes dhe e ndihmon personin të marrë frymë më lehtë.
3. Largoni çdo objekt të rrezikshëm aty pranë.
4. Vendosni diçka të butë nën kokë.
5. Nëse ka syze, hiqjani.
6. Lironi veshjet që ndikojnë te frymëmarrja (si kravatë për shembull, jaka a këmishës).
7. Masni kohën e krizës dhe njoftoni menjëherë ndihmën mjekësore nëse zgjat më shumë se 5 minuta.

Nëse dikush ka krizë, duhet që të:

– Mos e mbani poshtë dhe mos u përpiqni t’i ndaloni lëvizjet.
– Mos i vendosni asgjë në gojë.
– Mos i ofroni ushqim ose ujë derisa të jetë plotësisht vigjilent.

Rastet kur duhet thirrur menjëherë ndihma e specializuar mjekësore:

1. Kriza zgjat më shumë se 5 minuta.
2. Ka vështirësi në frymëmarrje.
3. Kriza ndodh në ujë.
4. Personi është i lënduar, shtatzënë ose i sëmurë.
5. Personi nuk kthehet në gjendjen e mëparshme.
6. Kriza ndodh për herë të parë.
7. Personi kërkon ndihmë mjekësore.

Etiketa: Anabeltips

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Roman Abramovich: Më helmuan gjatë negociatave, pata çarje të lëkurës

Roman Abramovich: Më helmuan gjatë negociatave, pata çarje të lëkurës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com