GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Si të mbillni dhe kujdeseni për krizantemën

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Si të mbillni dhe kujdeseni për krizantemën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krizantema ose siç njihet ndryshe Lulja e Vjeshtës, është një nga lulet më popullore në botë, duke u renditur e dyta pas trëndafilit.

Emri i saj vjen nga Greqishtja e lashtë. Chrysos përkthehet në flori dhe anthemon përkthehet në lule.

Në botë numërohen mbi 40 lloje të egra të lules dhe mijëra varietete të tjera të kultivuara nga njeriu.

Lulja e Vjeshtës është kultivuar për herë të parë në Kinë dhe gjurmët më të hershme të kësaj praktike datojnë që në shekullin e 15-të para Krishtit.

Vetëm pas dy shekujve, kjo lule iu prezantua më në fund Perëndimit.

Simbolikat interesante të lules së vjeshtës

Në varësi të ngjyrës dhe kulturave të ndryshme, krizantema simbolizon lumturinë, gëzimin, dashurinë por edhe trishtimin.

Në disa vende evropiane, kjo lule simbolizon vdekjen dhe për këtë arsye përdoret kryesisht në ceremony mortore.

Në Shtetet e Bashkuara, kjo lule ka një simbolikë gazmore dhe positive. Në Kinë, krizantema bën pjesë në grupimin elitar të luleve që mban emërtimin “ Katër Zonjat” ku futen: lulja e kumbullës, bambuja dhe orkidea të cilat në vetvete përfaqësojnë edhe katër stinët.

Orkidea përfaqëson pranverën, bambuja përfaqëson verën, krizantema vjeshtën dhe lulja e kumbullës dimrin.

Krizantema konsiderohet edhe si simbol i fronit dhe vulës perandorake në Japoni. Në nder të kësaj luleje, në Japoni organizohet edhe Festivali i Lumturisë.

Si të mbillni dhe kujdeseni për lulen e vjeshtës në shtëpi

Ekspertët e hortikulturës rekomandojnë që për mbjellje në shtëpi apo në kopësht të zgjidhni varietetin “Clara Curtiss”, lulet e së cilës vijnë me ngjyrat rozë, të kuqe, të verdhë, portokalli dhe të bardhë.

Kjo lule mbillet përgjithësisht në pranverë, nga fara apo fidani i gatshëm dhe deri në nëntor, ajo ka kohë jo vetëm të lëshojë rrënjë të forta por edhe të lulëzojë me bollëk.

Ekspertët thonë se mbjellja nga fara mund të jetë një aventurë, ndaj më lehtë është të mbjellësh një fidan të gatshëm.

Ajo ka nevojë për terren argjilor dhe shumë ndriçim nga dielli, minimalisht 6 orë në ditë.

Krizantema i toleron temperaturat e ulëta të vjeshtës dhe dimrit por niveli i tolerancës arrin deri në -10 gradë, gjithnjë nëse toka nuk është tepër e lagur apo e ngrirë. Sa i përket ujitjes, ajo duhet të jetë e përditshme por duhet ndërprerë në dimër, kohë në të cilën, lulja duhet të jetë më e mbrojtur. /AgroWeb.org

Etiketa: krizantema

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Europa “luftë” me flakët, mbi 300 viktima dhe mijëra të evakuar nga zjarret

Digjet sipërfaqja me ullinj në Novoselë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet...

Lexo më shumë
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com