GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Si u abuzua gjatë rindërtimit me riklasifikimin e dëmeve

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u abuzua gjatë rindërtimit me riklasifikimin e dëmeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nënë, bashkë me dy djemtë e saj minorenë, mori rrugën e emigrimit në azil në Francë në vitin 2020, pasi pallati 12-katësh në rrugën “Kalabria” në plazhin e Shkozetit u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo vendosi të braktisë vendin, pasi humbi betejën për të përfituar nga rikonstruksioni i plotë.

Objekti, i cili fillimisht u vlerësua me DS4 (shiko foton bashkëngjitur) ishte ndërtuar pas vitit 1990. Rikonstruksioni duhet të bëhej nga kompania e ndërtimit, mirëpo bashkia autorizoi rikonstruksionin e pallatit me klasifikim DS2, duke u dhënë banorëve një shumë të pamjaftueshme për riparimin e strukturës të dëmtuar në themele.

Aktualisht pallati është rimbushur me banorët, të cilët i kanë rindërtuar muret kush me fondet e veta, kush me borxh, pasi 250 ose 500 mijë lekët e dhëna nga Bashkia, ishin të pamjaftueshme.

Inxhinieri i pavarur që u mor për ekspertizë nga banorët pohoi se, pallati është dëmtuar rëndë në strukturat kryesore, prandaj për sigurinë e tij duhet rindërtuar nga e para ose përforcuar në të gjithë strukturën kryesore. Inxhinieri, që foli në anonimat tha se, “shkalla e dëmtimit ka përfshirë elementet kryesore strukturore, nyje të ngurta, trarë, elemente parësore, mbajtësit antisizmikë” etj.

Ai shpjegoi më tej se kushtet e truallit në rërë janë tërësisht të papërshtatshme. Kolonat e bazës në parking janë mbushur me ujë të kripur që ka ndryshkur hekurin e kolonave kryesore.

Pallati kishte planifikim të keq në gjatësi dhe gjerësi, – tha inxhinieri. “Ka përdredhje anësore në ekstreme dhe mungesa të mureve, ose pareteve antisizmike. Lartësia shumë e madhe për kushtet shumë specifike të truallit ranor me prani të ujërave të kripur nga filtrimet e nëntokës, etj”, – shpjegoi më tej ai.

Image

Dëmtimet nga tërmeti i vitit 2019 në pallatin 12-katësh, Rruga Kalabria, Shkozet, Durrës, që u klasifikuan si DS2 e DS3

Sipas inxhinierit, objekti kishte probleme në zbatimin e parametrave teknikë në procesin e ndërtimit, gjë që u reflektua edhe pas tërmetit kur u bë i pabanueshëm.

Por në vend që ngjarja e tërmetit të shërbente për të përmirësuar sigurinë, situata u përkeqësua, pasi objekti me klasifikim DS4 u trajtua me rikonstruksion DS2 nga vetë banorët, të cilët tashmë janë në rrezik total në rast të një tërmeti tjetër. Ky nuk është rasti i vetëm në Durrës. Shumë ankesa kanë vërshuar në qeveri, Bashkinë e Durrësit për defektet në klasifikim të dëmit.

Inxhinierët profesionistë janë të frikësuar për mënyrën se si është vepruar me rindërtimin, në një kohë që zona ka hyrë në një fazë me aktivitet sizmik të lartë.

Vetëm në Bashkinë e Durrësit, në fund të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Bashkia, ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit.

Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese, mirëpo inxhinierët hedhin dyshime për cilësinë e rikonstruksionit.

Image

Dëmtimet nga tërmeti i vitit 2019 në pallatin 12-katësh, Rruga Kalabria, Shkozet, Durrës, që u klasifikuan si DS2 e DS3/Monitor

Etiketa: demeKryesore1rindertim

Lajme të lidhura

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi
Sport

Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

16:15 - 28/09/26
Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto
Aktualitet

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

11:23 - 28/09/26
Para
Ekuador/Lidhja me mafien shqiptare,  kërkohet largimi i presidentit

Ekuador/Lidhja me mafien shqiptare, kërkohet largimi i presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com