GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u ekzekutua i riu në Shkodër/ Dhjetëra të shoqëruar, ende asnjë i dyshuar – Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u ekzekutua i riu në Shkodër/ Dhjetëra të shoqëruar, ende asnjë i dyshuar – Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë. Të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Sakaq mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi. Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë. Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat e marrë. Menjëherë xhaxhai i viktimës ka telefonuar policinë ndërsa efektivët nisën hetimet.

Ndërkohë komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma, çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave, ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Etiketa: ShkodërVrasje

Lajme të lidhura

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!
Aktualitet

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

21:45 - 27/07/26
Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital
Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

21:35 - 27/07/26
Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
Aktualitet

Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

21:34 - 27/07/26
Para
Po ju e dinit? Ja çfarë tregon mënyra e të ecurit për shëndetin tuaj

Po ju e dinit? Ja çfarë tregon mënyra e të ecurit për shëndetin tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj
Breaking Views

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

23:05 - 27/07/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

21:45 - 27/07/26
Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

21:35 - 27/07/26
Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

21:34 - 27/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com