GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u ekzekutua ‘Kumbari’ i Shkodrës me 77 plumba

21:29 - 01/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u ekzekutua ‘Kumbari’ i Shkodrës me 77 plumba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e 4 prillit 2021, u ekzekutua me 77 plumba, Bardhok Pllanaj. Ai njihej me nofkën Kumbari, jo vetëm sepse ishte një lojtar i rëndësishëm i botës së krimit në vend, por edhe sepse arrinte të ulte përballë njëri tjetrit kundërshtarë të përbetuar, për t’i pajtuar ata.

“Më datë 4 Prill 2021 rreth orës 21:07 në lagjen Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi, Bardhok Pllanaj. Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke lëvizur me një makinë me targë AA 531 ZY, ngjyrë e zezë, e tipit ‘Range Rover’ në lagjen Dobraç me drejtim rrugën nacionale për në Koplik”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, prita nuk ishte e beftë, por e mirëmenduar dhe shënjestra ishte ndjekur hap pas hapi në lëvizjet e tij.

“Menjëherë sapo automjeti i Pllanaj ka përshkruar rrugën, pas tij është afruar nga mbrapa një automjet tip Uolksvagen Passat, ngjyrë e errët, me targa të huaja, në të cilën ndodheshin dy persona, të cilët kanë qëlluar nga brenda makinës së tyre me armë zjarri automatik, duke e lënë të vrarë shtetasin Bardhok Pllanaj. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka marrë disa plagë, në kokë, gjoks, krah, bark dhe më së shumti tek pjesët e këmbëve”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Duke iu referuar dinamikës së grupit hetues, menjëherë pasi kryen ekzekutimin, autorët morën rrugën e kthimit në lagjen Dobraç i Ri ku thuhet se i vendosën flakën automjetit të përdorur në vrasje, pasi e braktisën makinën në një rrugicë pa dalje. Ky fakt tregon se ata ishin të mbrojtur mirë në lëvizjen e tyre, pasi askush nuk do guxonte të futej në një rrugë pa një dalje, pas kryerjes së një krimi.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se mjeti me targë AA 531 ZY, ngjyrë e errët, i tipit Range Rover, ndodhej i ndaluar në oborrin e një subjekti me materiale ndërtimi i goditur nga plumbat, ku brenda tij u gjend pa jetë trupi i Bardhok Pllanaj. Gjatë evidentimit të mëtejshëm të vendit të ngjarjes, u konstatua se skena e krimit fillon në një distancë prej 100 metrash, pa shkuar te mjeti i viktimës. Ku në rrugë, pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të ç’rregullt gëzhoja automatike model 56. Nga kjo këqyrje u fiksuan 77 gëzhoja, si dhe dy gëzhoja u gjendën tek mjeti i djegur”, thuhet në dosjen hetimore.

Autorët përdorën një makinë të vjedhur, që edhe kjo rezultonte se ishte raportuar e tillë, një vit para se krimi të konsumohej.

“Nga këqyrja e mjetit të djegur tip Ëolksvagen Passat me targa FV 140 MT u gjetën dy armë automatike. Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti është vjedhur në Tiranë. Dhe më herët ka mbajtur targën AA 422 XY në pronësi të ‘Mogo Albania’, i marrë me kredi nga shtetasi E. H. Ky i fundit më datë 29 Shkurt 2020, ka bërë kallëzim penal në Tiranë, duke deklaruar se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur makinën te Liqeni i Thatë.”, vijon më tej dosja hetimore.

Kush ishte Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës?

Emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Pllanaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të 2019, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. /News24/

Etiketa: Bardhok PllanajVrasja

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Vëllai i një prej shoferëve tregon përplasjen me armë në Belsh

Vëllai i një prej shoferëve tregon përplasjen me armë në Belsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26

"Bordi i Transparences", Autoriteti i Konkurrences, Doganat, Ministria e Financave dhe vete kryeministri jane kthyer si artiste cirku, prestixhiatore qe...

Lexo më shumë
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com