GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u fundos “Raiffeisen Bank” me 4 miilionë Euro Nga “Orti” – Detajet

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u fundos “Raiffeisen Bank” me 4 miilionë Euro Nga “Orti” – Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kompani me seli në Elbasan, e njohur si “Orti”, ka shpallur falimentin me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke lënë pas një valë shqetësimi për dhjetra kreditorë dhe miliona euro borxhe të papaguara. Nisma për shpalljen e falimentit është kërkuar nga Raiffeisen Bank, e cila rezulton të jetë edhe kreditori më i madh i kompanisë.

Sipas vendimit të gjykatës, “Orti sh.p.k.” në vitin 2015 ka përfituar një kredi prej 4 milionë eurosh nga Raiffeisen Bank, e cila nuk është shlyer deri më sot. Kjo e bën bankën subjektin më të dëmtuar nga situata financiare e krijuar.
Në listën e kreditorëve të dëmtuar renditet më pas Administrata Tatimore Shqiptare, ndaj së cilës kompania ka një detyrim prej 2.3 milionë eurosh. Këto borxhe përfshijnë tatimin mbi fitimin, TVSH-në dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit.
Një tjetër institucion publik që ka pësuar humbje nga falimentimi i “Orti” është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), me një borxh të papaguar prej 500 mijë eurosh për fatura energjie.

Vendimi i gjykatës zbulon gjithashtu se “Orti sh.p.k.” ka lënë në vështirësi financiare të paktën 40 biznese private, të cilat kanë qenë furnitorë ose nënkontraktorë të kompanisë. Lista e borxheve të papaguara nga “Orti” është e gjatë dhe përfshin një numër të konsiderueshëm biznesesh të vogla dhe të mesme në zonën e Elbasanit dhe më gjerë.
Përplasjet mes kreditorëve janë intensifikuar për shkak të numrit të madh të urdhrave përmbarimorë, duke krijuar një garë se kush do të arrijë të rekuperojë i pari një pjesë të borxheve nëpërmjet ekzekutimit të aseteve të mbetura të kompanisë.

Gjykata e Elbasanit ka emëruar Aida Nurin si administratore të falimentimit, duke i dhënë asaj detyrën e menaxhimit të procesit dhe shpërndarjes së mundshme të aseteve tek kreditorët. Gjithashtu, gjykata ka njoftuar të gjithë kreditorët e “ORTI sh.p.k.” që të paraqesin pretendimet e tyre pranë administratores së falimentimit brenda një afati 45-ditor nga data e shpalljes së vendimit.
“Orti sh.p.k.”, e themeluar në vitin 2006 me pronar Kadri Mehallan, ka operuar aktivisht deri në vitin 2018, kur më pas ka kaluar në status pasiv.

Megjithatë, pas kësaj periudhe, kompania la pas një volum të konsiderueshëm borxhesh dhe një numër të madh kreditorësh, të cilët tani do të duhet të presin përfundimin e procedurës së falimentimit për të kuptuar nëse do të mund të rikuperojnë ndonjë pjesë të fondeve të humbura.

Ky rast nxjerr në pah sfidat dhe rreziqet e biznesit, si dhe ndikimin e falimentimeve të tilla në ekonominë lokale dhe komunitetin e biznesit. Ende nuk dihet se sa nga totali i borxheve do të mund të shlyhen dhe çfarë do të ndodhë me asetet e kompanisë “Orti”.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale
Aktualitet

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët
Aktualitet

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
Para
Si matet stresi mendor?

Si matet stresi mendor?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26

Kryeministri Edi Rama shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave, duke i kërkuar...

Lexo më shumë
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

08:44 - 18/10/26
“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

08:20 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com