GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Si u lidh Veliaj me Xhavit Ismailin që i dha 7 MLN euro për parkingun e vogël me 40 vende tek ‘Avni Rustemi’

13:09 - 26/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Si u lidh Veliaj me Xhavit Ismailin që i dha 7 MLN euro për parkingun e vogël me 40 vende tek ‘Avni Rustemi’

Sikur të mos ishte i shkruar ligji mbi prokurimet, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, do të na kishte kursyer rrogat e komisioneve të tenderave, të ekspertëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikur të mos ishte i shkruar ligji mbi prokurimet, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, do të na kishte kursyer rrogat e komisioneve të tenderave, të ekspertëve dhe lloj lloj zyrtarësh që luajnë rolin e caktuar në shfaqjen e korrupsionit. Duke na shpëtuar nga kjo farsë, edhe ai vetë do t’i çonte paratë direkt tek kompania që e ka paracaktuar.

Në mars të këtij viti Gijotina.com ka denoncuar planin e kryebashkiakut që po merr 7 milionë euro nga buxheti i shteti për të bërë një parking të vogël me 40 vende tek sheshi ‘Avni Rustemi’.

Bëhet fjalë për tenderin me objekte “Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë). Për të cilin përcaktohet se të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024, miratuar me VKB Nr.125, datë 22.12.2023 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”.

Epo, Lali e ka zakon që këto fondet për buxhetet afatmesme i shpenzon që në muajin e parë, prandaj pa iu dridhur dora ka firmosur 7 milionë euro për këtë parking, përfshirë lyerjen e fasadave.

Nga marsi, kur ishte hapur gara deri në qershor, për këtë tender  dorëzuan oferta 13 firma.

Ko të jepte përshtypjen se do të zhvillohej një “garë e fortë” për ta marrë këtë kontratë. Në fakt nuk ka patur asnjë garë. Veliaj i ka skualifikuar 12 ofertat me argumentet se nuk kanë dorëzuar vërtetimin për ndonjë specialist, apo kolaudimin e ekskavatorëve.

Me këtë metodë stafi i vlerësimit të ofertave i hapi rrugë për në finale vetëm firmës ALBA KONSTRUKSION, së cilës iu dhurua kontrata. Më datë 25 qershor 2024 është bërë publik emri i fituesit dhe pa asnjë pengesë APP e ka regjistruar  këtë kontratë. Theksojmë se Open Data Albania i ka vendosur tenderit  “Flamurin e Kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.

Siç e kemi theksuar më parë, futja e fasadave në këtë prokurim është bërë sa për të fryrë fondin limit, sepse aty gjithçka ndrin dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje. Ky është një investim i panevojshëm, një zonë ku nuk mungojnë parkimet nëntokësore dhe sipërfaqësore në afërsi të sheshit. Është thjesht një kontratë e sajuar për t’i çuar lekët në llogarinë e kompanisë përfituese.

 

Skandalet e Xhevitit

Ku e gjeti Xhavitin kryetar Lali Eri që i dha këtë tender? Janë bashkëpunëtorë të vjetër. Përveçse ka fituar 4 koncesione, kompania “Alba Kontruksion” pjesën dërrmuese të tenderave i ka marrë nga bashkia Tiranë. Këtu mund të përmendim rikontruksionin e Rrugës së Agallarëve, Rehabilitimi i Unazës së Mesme apo ndërtimin e pallateve tek zona “5 Maj” në kryeqytet, ku u shembën shtëpitë e banorëve gjoja për projektet e rindërtimit pas tërmetit.

Lidhur me tenderin e mësipërm, të parkimit tek “Avni Rustemi” ka një fakt interesant që tregon se ka marrëveshje të heshtur se kush do ta fitojë këtë kontratë. Kështu, në tender ka marrë pjesë edhe “Fusha” SHPK për t’i dhënë larmi “ofertave”.  Nga ana tjetër, oligarku i bashkisë Tiranë Shkëlqim Fusha është ortak në tendera ndryshëm të fituar më parë bashkë me Xhavit Ismailin si bashkim operatorësh.

Epo mbase e tërheq këmbën zvarrë Xhavit Ismaili, se ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi u dënua me burg prej korrupsionit me të.

Kujtojmë se disa javë më parë Gjykata e Posaçme ka dënuar më 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi ndaj saj erdhi pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerimi rruge.

Duke u njohur me këtë fakt, qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e Bashkisë dhe përgjegjësin e Urbanistikës, ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve prej kompanisë “Alba Konstruksion”, me pronar Xhavit Ismailin, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme ka nisur punën në terren ku ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cenuar prona e familjes nga Libohova.

Sipas shkresave, gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 362,480 lekë.

Epo Ismaili ia hodhi paq, edhe pse pas kryebashkiakes është firma e tij përgjegjëse për këtë skandal.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Skandal

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Skandali te Onkologjiku, deputeti demokrat kërkon interpelancë me ministren

Skandali tek Onkologjiku, mjeku: Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja kanë lënë pa medikamente pacientët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një bari në zonën e stacionit të...

Lexo më shumë
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com