GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si u pushtua në më pak se dy orë termocentrali i Çernobilit nga forcat ruse

23:28 - 30/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u pushtua në më pak se dy orë termocentrali i Çernobilit nga forcat ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtuese ruse arritën në zemër të centralit bërthamor të Çernobilit pasditen e 24 shkurtit, ata u ndeshën me një njësi ukrainase të ngarkuar me mbrojtjen e objektit.

Në më pak se dy orë dhe pa shkëmbime zjarri, 169 anëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dorëzuan armët. Rusia mori në dorë Çernobilin, një depo me disa tonelata material bërthamor dhe pikë kyçe në korridorin drejt Kievit.

Rënia e Çernobilit, dallohet si një anomali në luftën pesë mujore, si një operacion i suksesshëm në një kohë kur Moska është përballuar me një rezistencë të fortë ukrainase gjatë operacioneve të saj brutale në rajone të ndryshme të këtij vendi.

Tani një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar se suksesi i Rusisë në Çernobil nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një operacioni të gjatë të Kremlinit për të infiltruar agjentë sekretë në shtetin ukrainas.

Pesë individë me njohuri mbi përgatitjet e Kremlinit thanë se planifikuesit e luftës në rrethin e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin besonin se, të ndihmuar nga këta agjentë, Rusisë do t’i duhej vetëm një forcë e vogël ushtarake dhe disa ditë për ta detyruar administratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të largohej, të arratisej ose të kapitullonte.

Përmes intervistimit të dhjetëra zyrtarëve në Rusi dhe Ukrainë dhe një rishikimi të dokumenteve të gjykatës ukrainase dhe deklaratave për hetuesit, lidhur me një hetim mbi sjelljen e atyre që punonin në Çernobil, agjencia e lajmeve Reuters ka vërtetuar se ky infiltrim ka depërtuar shumë më thellë nga sa është pranuar publikisht.

Ndër zyrtarët e intervistuar përfshihen edhe njerëz brenda Rusisë të cilët u informuan mbi planet e Moskës si dhe hetues ukrainas të ngarkuar me gjurmimin e spiunëve.

“Përveç armikut të jashtëm, ne për fat të keq kemi një armik të brendshëm dhe ky armik nuk është më pak i rrezikshëm”, tha në një intervistë sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

Në kohën e pushtimit, tha zoti Danilov, Rusia kishte agjentë në sektorët e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Ukrainë. Ai nuk pranoi të jepte emra, por tha se tradhtarë të tillë duhet të “neutralizohen” me çdo kusht.

Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës po heton nëse Garda Kombëtare ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke i dorëzuar armët e saj armikut, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve Reuters. Byroja Shtetërore e Hetimeve nuk ka komentuar ndërsa Garda Kombëtare mbrojti veprimet e njësisë së saj në central, duke vënë theksin mbi rreziqet e konfliktit në një objekt bërthamor./ VOA

Etiketa: çernobiliLufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?
Aktualitet

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Para
Gushti nuk do të jetë muaji i tyre, ja 3 shenjat e horoskopit që do “të sprovohen” nga fati

Gushti nuk do të jetë muaji i tyre, ja 3 shenjat e horoskopit që do "të sprovohen" nga fati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie
Breaking Views

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit. Së bashku me deputetët...

Lexo më shumë
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26
Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

18:47 - 10/02/26
Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

18:05 - 10/02/26
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun

18:02 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com