GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Familjarët e Bruce Lee kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre

16:23 - 22/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Familjarët e Bruce Lee kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të afërmit e aktorit të ndjerë, Brandon Lee, postuan në “Twitter” të enjten për të komentuar tragjedinë në xhirimet e filmit “Rust” të aktorit Alec Baldwin, i cili vrau pa dashje me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, kur shkrepi me armë në xhirime.

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në shesh-xhirimin e filmit në New Mexico dhe gjithashtu plagosi regjisorin Joel Souza, vjen 28 vjet pasi Brandon Lee u vra në xhirimet e filmit “The Crow” në rrethana shumë të ngjashme, shkruan DailyMail.

Një postim në Twitter nga një llogari e drejtuar nga motra e Lee, Sharon Lee, citonte: “Zemrat tona shkojnë me familjen e Halyna Hutchins dhe Joel Souza dhe të gjithë të përfshirët në incidentin në ‘Rust’. Askush nuk duhet të vritet kurrë nga një armë në një shesh-xhirim”.

Lee, djali i ikonës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq në moshën 28 vjeçare më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve që po zhvilloheshin në Karolinën e Veriut. Ai u godit për vdekje me një fishek 44 milimetërsh, pasi një aktor qëlloi drejt tij me një armë zjarri që mendohej se nuk ishte e mbushur me fishekë.

Në tragjedinë e së enjtes në Bonanza Creek Ranch, Policia e Qarkut konfirmuan vdekjen e Hutchins, 42 vjeçe, e cila ishte dërguar në Spitalin e Universitetit të New Mexicos ku u shpall e vdekur.

Souza, 48 vjeç, vazhdon të trajtohet në Qendrën Mjekësore Rajonale “Christus St. Vincent”.

Baldwin, 68 vjeç, u pa duke qarë në xhirime, sipas mediumit The Santa Fe New Mexican. Zëdhënësi i zyrës së policisë, Santa Fe, Juan Ríos i tha mediumit se Baldwin foli me dëshirë me hetuesit dhe dha një deklaratë për atë se çfarë kishte ndodhur.

Një numër i përdoruesve të Twitter-it tërhoqën paralele midis tragjedive të ngjashme.

Gazetari Mark Harris shkroi: “Një nga historitë e para që kam mbuluar ndonjëherë si gazetar ishte vdekja aksidentale e Brandon Lee. Më la me një frikë të përjetshme nga armët. Kjo është e tmerrshme”.

Një përdorues tjetër kujtoi: “Të gjithë të brezit tim menduan menjëherë për Brandon Lee dhe kjo është një situatë e tmerrshme”.

Ndërsa një ndjekës në Twitter shkroi: “Hollywood-i nuk mësoi pas aksidentit të Brandon Lee. Vërtet tragjike. Ngushëllime e mia shkojnë për familjen e Halynës”.

Etiketa: Hollivud

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Bayern Munchen nuk e lë të lirë pa 100 milion paund, Lewandowski kërkon largimin nga gjermanët

“Donte të luante me Ronaldon”, ish-këshilltari i Lewandowskit: Ja si e binda të qëndrojë te Bayern

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com