GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u skualifikua nga tenderi i rrugëve kompania me ofertën 16 milionë lekë më të ulët. Fitoi ajo me 99% të fondit limit

17:20 - 14/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u skualifikua nga tenderi i rrugëve kompania me ofertën 16 milionë lekë më të ulët. Fitoi ajo me 99% të fondit limit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021, dëmi financiar në buxhetin e shtetit për shkak të shkeljeve dhe parregullsive, vlerësohet 616 milionë euro. Një pjesë e mirë e kësaj shume, lidhet me shpërdorimin ose parregullsitë në prokurimet publike.

Në fakt, tenderat kanë qenë gjithmonë një “njollë e zezë” në biografinë e administratës shqiptare dhe procedura e tyre, lidhet jo rrallë me detaje të dyshimta. Nuk përjashtohet që në këtë vend të ndodhin prokurime publike të rregullta dhe konform ligjit. Por, siç thotë italiani: A pensare male si fa peccato, ma spesso ci si azzecca. Të mendosh keq (negativisht) është mëkat, por shpesh ia qëllon të vërtetës.

Meqë jemi tek tenderat, një shembull interesant është tenderi për rikonstruksionin e dy rrugëve në Spitallë të Durrësit, njëra prej të cilave quhet “Miqësia”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zhvilluar “minikonkursin” me fondin limit 84 milionë lekë të reja pa TVSH. 24 kompani, disa prej tyre ndër më të njohurat në vend kanë dhënë ofertat e tyre që variojnë nga 99 milionë lekë, pra mbi fondin limit, deri në 67 milionë lekë.

Pa gjejeni pak kush fitoi?

Një kompani që ka ofruar 83.6 milionë lekë, pra që ka garuar me rreth 99% të fondit limit të përcaktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Çudia nuk përfundon këtu.

FSHZH ka skualifikuar disa oferta, mes tyre edhe ato që kanë qenë mbi fondin limit. E kuptueshme.

Por, njëkohësisht është skualifikuar edhe një ofertë 67 milionë lekë. Përse? Sepse komisioni ka vlerësuar (i është mbushur mendja) se oferta është dukshëm më e ulët se fondi limit prej 84 milionë lekësh. Dhe sipas vlerësuesve kjo nuk është normale dhe kompania meriton skualifikim nga gara.
Sipas njoftimit publik, të publikuar edhe në buletinin e APP, bashkimi i kompanive BOE “Alb Tiefbau”, etj. janë skualifikuar sepse nuk e kanë argumentuar me shkrim, se përse kanë konkurruar me një shumë të ulët.

Në fakt, në Shqipëri është bërë zakon që firmat i fitojnë tenderat me 99% të vlerës fillestare. Ndaj, ato kompani që garojnë me rreth 80% të fondit limit, as merren parasysh për t’u kualifikuar. Pra, oferta e tyre nuk vlerësohet profesionalisht, sepse kompania duhet të argumentojë pse garon me ofertë të ulët.

Në një vend normal me procedura normale, kjo s’duhet të përbënte çudi. Pra, në një garë me 24 konkurrentë, dikush duhet të ulë fitimet e veta duke konkurruar me çmim të ulët. Por, me sa duket kompania në fjalë që ka konkurruar me rreth 80% të shumës ka prishur zakonin shqiptar. Fitorja e saj do të përbënte “precedent” dhe do të shqetësonte shumë kompanitë e tjera dhe do të rrezikonte sistemin. Ndaj, kompania me ofertë të ulët u zhduk nga konkurrimi. Vetëm në këtë mënyrë, sigurohet mbarëvajtja e zakonit dhe “shtrohen me asfalt” edhe ‘Miqësia’, edhe qeveria, por edhe shoqëria./Gazeta Shqiptare/

 

 

Etiketa: kompaniaLekelimitofertarrugeveSkualifikuatenderiulet

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Artur Roshi: Këta dy kandidatë janë më të mirët për President të Republikës

Artur Roshi: Këta dy kandidatë janë më të mirët për President të Republikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com