GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Si ua ndau Veliaj 2.5 milionë euro Kastratit dhe firmës që ka prapa truprojën e KM

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ua ndau Veliaj 2.5 milionë euro Kastratit dhe firmës që ka prapa truprojën e KM
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më shumë afron fundi i hetimeve të SPAK për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, aq më shumë nxitojnë bashkëpunëtorët e tij të mbyllin pazaret. Kështu, drejtuesit e ndërmarrjes së bashkisë “Eco Tirana” përmbyllin me shpejtësi tendera që i dërgojnë paratë në llogaritë e oligarkëve. Kujtojmë se kompania “ECO Tirana”  që është përgjegjëse për pastrimin e kryeqytetit, është krijuar si “joint venture” mes bashkisë Tiranë dhe një biznesmeni të dënuar për lidhje me mafian në Verona. Kjo shoqëri vazhdon të shërbejë pastrimin e parave e pista.

Këtë herë “Eco Tirana” ka zhvilluar një prokurim me objekt  “Furnizimin me karburant”, ku do të shpenzohen 2.5 milionë euro. Procedura e prokurimit është hapur më datë 30 prill 2024 dhe ka zgjatur deri më datë 7 qershor 2024. Bashkimi i operatorëve “Mend Oil” shpk – “Kastrati” shpk janë të vetmit që kanë dorëzuar një ofertë. Me sa duket të tjerët e kanë ditur që në fillim për kë ishte caktuar kjo kontratë dhe nuk e kanë marrë mundimin fare të marrin pjesë!

Kështu, në datën e mbajtjes së tenderit, Kastrati dhe pronari i ‘Mend Oil’, Ermalt Gerbollit e kishin rrugën e hapur për ta marrë kontratën e furnizimit..

Me një të rënë të lapsit kryetari Veliaj, përmes shoqërisë që e ka në varësi i dërgojë këto para tek dy oligarkët. Fakti që kishte mungesë konkurrence është bërë alarm nga Open Data Albania që i ka vënë tenderit “Flamurin e kuq”. Kujtojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit.  por ne nuk mund të na kaloj një tjetër shkelej, oferta shumë e shtrenjtë. Madje shohim që oferta e fituesve është 2.5 milionë euro, pra 10% e fondit limit. Ky është një tjetër fakt që tregon se fondi limit të përllogaritur mbi bazën e porosisë së dy fituesve. Dhe për të mbaruar punë shpejt, Veliaj përdor si gjithmonë shoqërinë “Eco Tirana” për këto manovra.

Kush është ortaku në hije i Gerbollit

Na bën përshtypje se si ia ka lejuar vetes Shefqet Kastrati të hyjë në tender dhe të ndajë fitimin me një kompani më të vogël se e tija. Kompania “MEND OIL” ka pronar Ermalt Gerbollin që nuk mbetet pas për nga influenca tek ekspontentët e qeverisë. Sipas akuzave të opozitës, që nuk janë hedhur poshtë deri më sot nga Gerbolli, pas shkëlqimit të tij në tendera fshihet Feti Zeneli, truproja i kryeministrit Rama, i cili me sa duket ndërhynë për të garantuar marrjne e kontratave me institucionet.  dhe gjatë feksja kohe ka bërë namin me vjedhje përmes tenderëve. Më saktë, duhet të kujtojmë se në vitin 2019 disa denoncime janë dërguar në faqen e Sali Berishës mbi këtë firmë. Më poshtë është njëri prej këtyre denoncimeve:

“…Ermalt Gerbolli duke përdorur lidhjet e Fetiut kanë hapur kompaninë MEND OIL. Ku Feti Zeneli është siguruesi nga çdo problemi ne lidhje me shtetin. Këta te dy duke përdorur inspektoratin ISHTI po dëmtojnë me gjoba dhe mbyllje biznese konkurrentët e tyre. Duke filluar nga qyteti i Librazhdit që e kanë monopol, në Krujë që po dëmtojnë konkurrentët duke u çuar shtetin”, shkruante ndër të tjera një denoncues.

 

Më tutje ai ka përmendur faktin se këta dy oligarkëve bashkëpunojnë edhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë. Madje ky i fundit po i ndihmon të shtrijnë tentakulat kudo në kryeqytet.

“Në Tiranë, në Don Bosko, e kanë marrë me qira 30 mijë lekë të reja nga Bashkia Tiranë sipërfaqen 1000 m2 karburant…”, ka theksuar denoncuesi në vitin 2019.

Duke u kthyer tek tenderi, therksojmë një fakt që duhet të jetë në vëmendjen e organeve audituese: Formulari i shpalljes së fituesit është i paqartë për afatin e kontratës.

Në shpalljen e tenderit informohej se afati i furnizimit me naftë do të jetë 12 muaj, ndërsa në dokumentin e shpalljes së fituesit të tenderit caktohet viti 2026 për përfundimin e kontratës.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Eco Tiranaerjon veliajErmalt GerbolliKarburantKastratinaftered flagtruproja i kryeministit rama

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Olsi Rama në SPAK, Bardhi: Të sillesh si budalla, strategji e gabuar

Olsi Rama në SPAK, Bardhi: Të sillesh si budalla, strategji e gabuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com