GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si vallëzon tango drejtësia me spektaklin e prangave

09:50 - 11/02/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi
Spektakli i munguar i prangave
Diskutimi mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi duke komentuar momentin e arrestimit, duke vene ne dukje sesa bukur ishte dhe duke sjellë në vëmendje precedentët. Ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit ishte krejt ndryshe.
Po të mos ishte një kamera televizive që duket i rastësishëm, arrestimi i Erion Veliajt do të mbushej me konspiracion.
Ajo që pamë është në kontrast të plotë me mënyrën se si u arrestua ish-Presidenti Meta. Oficerë të policisë me veshje civile shoqërojnë në makinë kryetarin e Bashkisë pa prezencë të tepruar, pa pranga, pa show.
Operacioni u krye pa skena dramatike dhe pa gjeste që më shumë i shërbejnë spektaklit sesa drejtësisë.
Në të shkuarën, arrestimi i figurave të njohura politike dhe publike ka qenë i shoqëruar me një regji të kujdesshme por të shëmtuar për kamerat.
Ish-Presidentit Ilir Meta, i cili u ndalua në rrugë nga forca speciale, me kapuçë në kokë, me dhunë dhe me një regji perfekte për mediat, siç perdoret për huliganet e drogës diku.
Më neverites se mënyra e ekzekutimit të aksionit ishte justifikimi se “policia ka një urdhër arresti në dorë dhe nuk zgjedh sesi dhe ku do të kryejë ekzekutimin”.
Në të dy rastet pasi merr urdhërin e prokurorit drejtuesi i operacionit harton skenarin se si duhet vepruar. Në rastin e djeshem mesazhi ishte i qartë: ekzekutim në zyrë, pa bujë, pa kamera.
Spektaklit të kamerave nuk i ka shpëtuar as Prof. Arbër Malltezi në aeroport, as ish guvernatori që më pas mori pafajësi dhe dëmshpërblim nga gjykata dhe as ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kur doli nga Gjykata me pranga, ndërsa kamerat transmetonin çdo hap të tij drejt makinës së policisë.
Këto raste janë shembuj që tregojnë se si vallëzon tango drejtësia me spektaklin. Në vend të një procesi normal, publiku bombardohet me imazhe që i ngjajnë më shumë një “reality show” politik sesa një shteti ligjor funksional. Dhe për rrjedhojë, në vend që të diskutohet për thelbin, diskutohet për formën.
Nuk ka asnjë diskutim që, publiku ka të drejtë të informohet për arrestimin e zyrtarëve të lartë, por pa e kthyer procesin në një spektakël të dirigjuar nga interesat politike.
Pavarësisht akuzave, çdo i arrestuar ka të drejtën e një trajtimi korrekt dhe të barabartë para ligjit.
Nuk mund të ketë dy standarde: një për disa dhe një tjetër për të tjerët.
Në rastin e Veliajt, policia bëri punën e vet pa bujë. A është ky një fillim i ri apo thjesht një përjashtim nga rregulli i deritanishëm? Këtë do të na e tregojë arrestimi i radhës.
Etiketa: drejtesiPrangatango

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Para
Përfshihen nga flakët dy automjete në Vlorë, dyshohet se …

Përfshihen nga flakët dy automjete në Vlorë, dyshohet se ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com