GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme.

Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se klasa e korruptuar 36-vjeçare duhet të marrë fund, pasi është një problem i përbashkët.

Më tej, aktivistja foli për problematikat në shkolla, spitale duke argumentuar se po kthehen në vende të rrezikshme për shkak të mënyrës së funksionimit të tyre.

Në fund, ajo tha se protesta do të vijojë dëri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike.

Sidorela Vatnikaj: Në 103 ditë kemi arritur një gjë shumë të madhe, ndoshta gjithçka që as e mendonim dhe as e kërkonim në fillim. Ja ia kemi dalë të vijmë këtu dhe të bëhemi bashkë, pavarësisht se vijmë nga krahina të ndryshme, nga besime të ndryshme fetare, ideologjike, nga nivele të ndryshme ekonomike, arsimore dhe, mbi të gjitha, për mua më e rëndësishmja është që ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat. Nga bebe të vogla deri te pensionistë, të cilët kanë të njëjtin hall, problem, dhe ajo quhet klasa e korruptuar 36-vjeçare.

Në 103 ditë, tentativat për të na shantazhuar, për të na frikësuar, për të na ndarë, përçarë dhe për të na vënë përballë njëri-tjetrit, vetëm sa janë intensifikuar.

Kjo nuk do të thotë që jemi ndryshe nga se ishim në fillim dhe nuk do të thotë që kjo protestë do të mbyllet sot, spitalet u rregulluan, shkollat u rregulluan dhe se do të jetojmë në një Shqipëri të lirë, që kemi protestuar.

Prandaj, ndaj kësaj propagande që tenton të zhvendosë thelbin e problemit, nga klasa e korruptuar politike 36-vjeçare, drejt njëri-tjetrit, i themi se ne nuk e hamë më sapunin për djathë. Jemi këtu sepse i dimë problemet tona. Jemi këtu sepse më në fund ia kemi dalë të bëhemi bashkë dhe ta njohim armikun që na ka vjedhur, që na ka grabitur dhe që na ka dhunuar për 36 vjet.

Prandaj, kur të mendoni se jeni në pikën më të ulët të besimit, kujtoni ditën e parë dhe atë që ju nxori në këtë shesh. Kujtoni spitalet ku do të shkojmë, e ku nuk do të ketë as serume, le më ilaçe për të sëmurët. Kujtoni shkollat ku do të çoni fëmijët, ku jo vetëm që s’ka nivel akademik, por është e rrezikshme edhe për jetën e tyre.

Etiketa: aktivistjaprotestaSidorela Vatnikaj

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com