GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SIGAL i Avni Ponarit merr paratë dhe nuk paguan dëmet! Shifrat zbulojnë skandalin në tregun e sigurimeve

14:41 - 25/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i sigurimeve në Shqipëri po përballet me një degradim alarmant: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për sigurimet motorike, ndërsa dëmshpërblimet që u kthehen në raste aksidentesh janë në rënie të vazhdueshme.

Në qendër të këtij fenomeni që ka shpërfillur interesin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, qëndron SIGAL, kompania që mbledh më shumë të ardhura në treg, por që rezulton edhe kampion i dëmeve të papaguara, sidomos pasi ka kaluar sërish nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pavarësisht rritjes së të ardhurave, ajo paguan gjithnjë e më pak dëme, duke lënë pezull qindra të siguruar, në një skemë që po kthehet në ngarkesë të rëndë për konsumatorët dhe fitim të madh për kompanitë me “bekimin” e institucionit që duhej t’i mbikëqyrte.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se kompania SIGAL përbën 31% të totalit të dëmeve të papaguara në tregun e sigurimeve “Jo jetë” gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Kjo do të thotë se një në tre dëme të lëna pezull nga kompanitë e sigurimeve i takojnë SIGAL, duke e renditur atë si institucionin më problematik për dëmshpërblimet në këtë sektor.

Trend negativ që përkon me kohën kur kompania kaloi përsëri nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit, pas largimit të grupit austriak “Uniqa Group Austria”.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se edhe pse të ardhurat nga primet e sigurimeve motorike për SIGAL u rritën me 13% gjatë janar–qershor 2025, deri në 20 milionë euro, kompania pagoi vetëm 6 milionë euro dëme, duke shënuar një ulje prej 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, kompani të tjera, me kontrata më pak në numër, paguajnë më shumë dëmshpërblime se sa SIGAL, fakt që tregon një tendencë të qartë shmangieje të detyrimeve ndaj klientëve.

Rënia e pagesave të dëmeve ka nisur që në momentin kur Ponari rifitoi kontrollin e plotë të kompanisë. Vetëm brenda katër muajve të parë të vitit 2025, SIGAL uli pagesat për dëme motorike me 3% në mars, 1.28% në prill, 4.83% në maj dhe 7.5% në qershor, duke zbehur rolin mbrojtës që siguracionet duhet të kenë për konsumatorin.

Paralelisht, tregu i sigurimeve ka hyrë në një rrjedhë të rrezikshme pas largimit të aksionarëve austriakë të Uniqa-s. Kompanitë rrisin primet që arkëtojnë nga shoferët, por ulen dëmshpërblimet, në një model që dëmton drejtpërdrejt qytetarët. Në gjysmën e parë të vitit, sektori mblodhi rreth 87 milionë euro të ardhura nga sigurimet motorike, rreth 11 milionë më shumë se një vit më parë, por pagoi vetëm 23 milionë euro dëme, duke konfirmuar se shqiptarët po paguajnë sigurime, por nuk po marrin dëmshpërblime.

Gjithçka po ndodh nën “mbikëqyrjen” e AMF, tashmë e kritikuar nga ekspertët dhe aktorët e tregut se ka humbur rolin e rregullatorit dhe po sillet më shumë si një noter i interesave të kompanive të sigurimeve. Miratimi i koeficientëve të rinj të rrezikut në janar 2025 – të cilët përfitonin në mënyrë të qartë kompanitë, duke dëmtuar portofolin e qytetarëve – ishte sinjali i parë se regulatorit i kishte ndryshuar kursi.

Etiketa: Avni ponariKryesore1Sigalsigurime

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Superkupa e Shqipërisë, dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo City

Superkupa e Shqipërisë, dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo City

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com