GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Siguria e fëmijëve, FSHF organizon trajnim me arbitrat e moshave

15:00 - 03/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Siguria e fëmijëve, FSHF organizon trajnim me arbitrat e moshave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

FSHF organizoi në Shtëpinë së Futbollit një trajnim sensibilizues me arbitrat e Kategorisë së Dytë, të cilët gjykojnë çdo javë ndeshjet e futbollit të moshave U13 – U19, dhe arbitrat e rinj të Akademisë së Arbitrimit në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në futboll.

Ky trajnim vjen në vijim të miratimit të Politikës për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve që Luajnë Futboll (PMSF) dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe organizatës Terres des Hommes në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve në futboll.

Ky aktivitet është në vazhdën e trajnimeve dhe seminareve që synojnë ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të departamenteve në varësi të FSHF, duke përfshirë trajnerë, arbitra, përfaqësues rajonalë, menaxherë klubesh dhe më tej, të cilët janë në kontakt dhe të përfshirë në zhvillim aktivitetesh futbollistike më fëmijët.

Synimi i trajnimeve

Oficeri i sigurisë në FSHF dhe Pika Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Armando Mandro, i cili ishte edhe lektori i trajnimit, shpjegon se synimi është dhënia e njohurive dhe ndërgjegjësimi i arbitrave mbi politikat, procedurat, udhëzimet për identifikimin, trajtimin dhe menaxhimin e rasteve praktike që mund të ndodhin të abuzimit me fëmijët, keqtrajtimet fizike apo psikologjike, bullizimin, neglizhimin, abuzimet seksuale, duke vendosur si prioritet mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të fëmijëve që luajnë futboll si dhe respektimin e te drejtave të fëmijëve sipas Konventave dhe legjislacionit në fuqi.

“Mbrojtja e fëmijëve është një nga të drejtat universale në të gjitha vendet dhe çdo vend specifik ka hartuar edhe legjislacionin përkatës. Në Shqipëri është miratuar Ligji nr.18/2017 ‘Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve’ dhe udhëzimet ne zbatim të tij.

Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve që luajnë futboll do të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë, pasi fëmijët janë e ardhmja jonë dhe siguria dhe mirëqenie e tyre është detyrë e të gjithëve. Për periudhën në vazhdim në planifikojmë që ekspertët dhe trajnuesit e Terres des Hommes në bashkëpunim me ata të FSHF, të identifikojnë Pikat e Kontaktit në qytetet kryesore të vendit, ku zhvillojnë aktivitetet sportive futbollistike ekipet profesioniste apo amatore. Ka filluar procesi i trajnimit të pikave të kontaktit, fillimisht në ambientet e FSHF në muajin Dhjetor dhe do të vazhdojë dhe ne muajt në vazhdim”, – thotë Oficeri i sigurisë në FSHF dhe Pika Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Mandro.

Shtrirja në shumë rrethe

Më pas trajnimet do të shtrihen dhe në rrethet kryesore si Shkodër, Durrës, Fier, Elbasan etj. Synohet trajnimi i pikave dhe përfaqësuesve të klubeve kryesore të futbollit që kanë dhe akademi të moshave U-19, U-17, U-15, U-13 deri te moshat më të vogla.

Trajnimet do të vazhdojnë sipas sistemit kaskadë – trajno trajnuesit – pra pikat kryesore të kontaktit do të trajnojnë punonjësit, trajnerët, menaxherët dhe stafet e tyre dhe gjithë ata që punojnë me këta fëmijë.

UEFA në mbështetje dhe të strategjisë së saj, duke bashkëpunuar ngushtë me Terres des Hommes është fokusuar dhe ka prioritet te saj mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve që aktivizohen në futboll. Këto prioritete ja ka përcjellë te gjitha federatave anëtare të UEFA duke organizuar edhe trajnime për këto federata.

Duke vënë re që ka raste të abuzimit me fëmijët siç janë abuzimi fizik ose emocional, neglizhimi, bullizmi apo tallja dhe ofendimet deri te abuzimi seksual del nevoja për marrjen e masave për parandalimin dhe reduktimin e tyre. Disa nga abuzimet vijnë edhe pa dashje siç janë presioni për të arritur rezultatin apo pritshmëria më e madhe se sa mundësia.

“Gjithashtu, do të zhvillohen fushata sensibilizuese për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Parashikohet që në të ardhmen të krijohet edhe platforma online për informimin dhe ndërgjegjësimin e lojtareve, prindërve dhe trajnerëve, me qëllim që çdo person i përfshirë në punën me fëmijët, të këtë informacionin e duhur dhe të nevojshëm për të krijuar një mjedis sa më të sigurt për ta. Në FSHF kemi menduar një projekt të përbashkët me Kosovën për ngritjen e platformës informuese dhe ndërgjegjësuese në gjuhën shqipe si dhe trajnim dhe certifikim online për këtë qëllim”, – shpjegon ndër të tjera Armando Mandro.

Etiketa: Femijefshftrajnim

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Ngjarjet në veri, BE: Të mos prishet atmosfera e takimit

Ngjarjet në veri, BE: Të mos prishet atmosfera e takimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com