GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria kibernetike, gati draftligji i ri, strukturë e veçantë për rastet emergjente

15:10 - 27/04/23
në Aktualitet, Lajme, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria kibernetike, gati draftligji i ri, strukturë e veçantë për rastet emergjente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e vitit të fundit pas sulmeve të verës mbi platformën E-Albania që paralizoi punën dhe shërbimet.

Në këtë kontekst qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe duke bërë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor. Referuar relacionit të projektiligjit që është nxjerrë për konsultim janë disa aspekte të reja që shtohen në sigurinë kibernetike.

Së pari relacioni citon se ka parashikime të qarta ligjore lidhur me subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre (Autoritetin Kombëtar Përgjegjës për Sigurinë Kibernetike, CSIRT-in kombëtar, CSIRT sektoriale, CSIRT pranë operatorëve të infrastrukturave të informacionit).

Po kështu parashikohet ngritja e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar – SOC Kombëtar . Një tjetër strukturë e re ngrihet për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes së krizës kibernetike – CERT.

Një tjetër element është garantimi i sigurisë kibernetike përmes rregullimit të certifikimit të sigurisë kibernetike në përputhje me skemat e certifikimit të Bashkimit Evropian si dhe procedurat e lidhura me to.

Relacioni nënvizon si risi parashikimet e qarta ligjore lidhur me administrimin e sigurisë kibernetike: forcimin e masave të sigurisë kibernetike, rritja e mbikëqyrjes në kuadër të zbatimit të tyre, masat për menaxhimin e riskut, raportimet e incidenteve, raportimet vullnetare.

Po kështu theksohet rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Drafti bën gjithashtu transpozimin e plotë të  Direktivës NIS1 si dhe përfshirja e disa elementeve të Direktivës NIS2, duke përmbushur objektivin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë (2023-2025).

Projektligji vlerësohet se do të ketë efekte financiare në momentin që miratohet pasi do të kërkojë që të bëhen investime nga operatorët me infrastruktura që mund të preken nga sulmet kibernetike por sesa është ky efekt nuk mund të bëhet një përllogaritje aktualisht. Këto investime duhet të bëhen në funksion të rritjes së sigurisë për mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të informacionit./Revista Monitor

Etiketa: siguria kibernetike

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Para
Aliaj injoron komentuesit në rrjete sociale, ja si i cilëson

Aliaj injoron komentuesit në rrjete sociale, ja si i cilëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com