GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

22:04 - 19/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi siguroi mandatin në Parlament, kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Tabaku, e cila fitoi si kandidate e listës së hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, pas një beteje të fortë me kolegun Ilir Alimehmeti, thekson mirënjohjen e saj të gjithë demokratëve, si dhe aktivistëve, vëzhguesve dhe numëruese të PD-së për sakrificën e tyre.

Sakaq, ajo shpreh keqardhje pasi nuk u arrit dot rotacioni i nevojshëm politik sipas saj, pasi ky sistem prodhon një garë të brendshme të padrejtë.

Postimi i Jorida Tabakut:

Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë.

Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!

U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike!

Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.

Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, i hapur për aplikime deri më 21 maj

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, i hapur për aplikime deri më 21 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com