GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

13:10 - 23/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej ditësh te Arra e Gurrës, ku juglindja e vendit ka mbetur e bllokuar pas shembjes së rrugës.

Në një deklaratë nga selia blu, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përgjegjësi direkte, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të papërgjegjshme në infrastrukturë.

Berisha u shpreh se çdo rrugë e ndërtuar prej tyre është shembur.

“Ajo që po ndodh me të gjithë juglindjen e vendit është dëshmia më flagrante se si korrupsioni mund të godasë pothuaj 1/3-tën apo 1/4-tën e shqiptarëve.
Prej tri ditësh, e gjithë juglindja e vendit është e dënuar nga një shembje e krijuar, absolutisht nga dora kriminale e njeriut të korruptuar.
E pabesueshme!
Është një shembje e rrugës dhe urës që nuk mund të ndodhte kurrë, në qoftë se nuk do t’i gërryenin lumin dhe mbështetjen e saj në skarpatin në lumë.
Pa asnjë model është ndërhyrë në lumë dhe është shembur ura, hekurudha dhe rruga.
Shembje që nuk kanë asnjë lidhje as me motin, as me mbipesha, por janë krejtësisht nga dora e njeriut.
Dhe, siç keni parë, nuk ka mbetur segment rruge të ndërtuar nga dyshja Rama-Balluku që të mos jetë shembur.
Shembet rruga Kuç-Fterë e Lumit të Vlorës.
Shembet rruga në një fshat tjetër në Korçë.
Shemben rrugët në të katërta anët e vendit sikur të ishin të ndërtuara me kashtë dhe jo me strukturat e duhura të ndërtimit.
Të gjitha janë vepra të korrupsionit.
Ajo që është më dramatike se vetë shembja është heshtja kriminale e organeve të prokurorisë.
Asnjë të arrestuar, asnjë të marrë në ndjekje, që të gjitha rrugët pa përjashtim të shembura.
Shembet unaza e Burrelit. Shembet Rruga e Arbrit. Shembje, shembje dhe kudo vetëm shembje dhe sikur ato i kanë ndërtuar alienët dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria me paratë e taksapaguesve.
Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë me qeveritarët.
Kurse vetë Edi Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro fluturimi. Ka shkuar me dy helikopterë.
Helikopteri Tiranë-Korçë shpenzon 15 mijë euro udhëtim.
30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit.
U bëj thirrje qytetarëve të Korçës ta gjuajnë me domate dhe vezë kudo që ta shohim.
Vezë dhe domate, domate dhe vezë ndaj kryehajdutit!
Ky duhet të jetë qëndrimi i qytetarëve shqiptarë në çdo skaj ndaj çdo qeveritari”, tha Berisha

Etiketa: berishaRamarruge

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Para
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Lexo më shumë
Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com