GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Sikur më goditi njeri me vare”, Dragan Stojkoviç tregon momentin e penalltisë

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sikur më goditi njeri me vare”, Dragan Stojkoviç tregon momentin e penalltisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës për ndeshjen e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Sfida e 7 qershorit ishte më e mirë për kuqezinjtë, që humbën edhe penalltinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me Rey Manaj.

Pas përballjes foli për mediet trajneri serb, Dragan Stojkovic. Ai u kap sërish me gazetarët serbë duke thënë se nëse nuk iu pëlqeu loja më mirë të gjenin një tjetër trajner. Në vijim të fjalës Stojkovic komplimentoi atmosferën në “Arenën Kombëtare”, teksa do donte që e njëjta klimë sportive të ishte edhe në Serbi.

“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo ”, deklaroi ai pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Stojkoviç pranoi se ndeshja ishte tepër e vështirë, por theksoi se Serbia kishte kontrollin e lojës.

“Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin”, vijoi ai.

Duke komentuar për ndeshjen e radhës, ai theksoi se pikët nga Tirana duhet të konkretizohen me një fitore ndaj Andorrës në Leskovac. Ai e quajti rezultatin e ndeshjes Andorra – Angli (0-1) “të habitshëm”, por theksoi se “ka ende një ndryshim të madh në nivel”.

Për penalltinë e shkaktuar ndaj Shqipërisë, Stojkoviç e përshkroi si “sikur dikush më goditi me vare”, por vlerësoi pritjen e portierit Dorde Petrovic. “Besimi që ka është magjepsës. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte”, tha trajneri serb mes të tjerash.

gijotina.com/

Etiketa: Dragan Stojkoviç

Lajme të lidhura

Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?
Breaking Views

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Para
Barazimi me Serbinë, Armand Duka: Meritonim tri pikë, ndeshja me Letoninë vjen shpejt

Barazimi me Serbinë, Armand Duka: Meritonim tri pikë, ndeshja me Letoninë vjen shpejt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë protestues maskohen si Belinda Balluku dhe Edi Rama, ironizojnë thirrjet për dialog
Aktualitet

Të rinjtë protestues maskohen si Belinda Balluku dhe Edi Rama, ironizojnë thirrjet për dialog

15:25 - 31/10/26

Edhe në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, qytetarët kanë zgjedhur të shfaqen të maskuar, duke sjellë një formë...

Lexo më shumë
Noka sulmon Arlind Qorin pas përplasjeve me protestuesit: Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një

Noka sulmon Arlind Qorin pas përplasjeve me protestuesit: Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një

15:10 - 31/10/26
Pas djegies së koshave, protestuesit hedhin molotov dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Pas djegies së koshave, protestuesit hedhin molotov dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit

15:06 - 31/10/26
Protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen sa më pare! Ti nuk ke nevojë për dialog, por për psikolog

Protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen sa më pare! Ti nuk ke nevojë për dialog, por për psikolog

14:55 - 31/10/26
Protestuesit gjuajnë me llastiqe drejt Ministrisë së Arsimit, policia thirrje: Ndaloni dhunën, ose do veprojmë

Protestuesit gjuajnë me llastiqe drejt Ministrisë së Arsimit, policia thirrje: Ndaloni dhunën, ose do veprojmë

14:48 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com