GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sikur t’i kesh pirë djersët e fatit!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramës duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti – Dekada e shtatë e jetës i ngjanë majës nga i sheh vetëm shtigjet e gabuara nga të cilët ke ecur gjatë jetës. Andaj nuk është e shëndetshme të qëndrosh në atë majë dhe duhet të bësh çmos që ta shmangësh atë. Gjë që unë ia kam dalë duke shfletuar librat e bibliotekës sime, librat e shumtë që i kam lexuar, e që më bëjnë të ndjehem i suksesshëm.

Mos ishin ato libra mbase kurrë nuk do e kuptoja se njësoj si fëmija që ecë drejtë rritës së vet duke u vetëgënjyer sa mirë e kanë të rriturit, edhe i rrituri, ecën gëzueshëm drejt pleqërisë dhe vdekjes duke u vetëgënjyer me sukseset qe ka arritur.

Mes librave të radhitur në raftet e bibliotekës sime janë edhe ato që i kam botuar gjatë dekadave të shkuara. Librat që ma rikujtojnë se në rini, isha aq i ngutshëm, sa doja t’i botoja edhe prozat që ende nuk i kisha shkruar e tani, në pleqëri, vazhdoj t’i shkruaj edhe librat që i kam botuar.

Kështu e ka jeta, them në vetvete: rininë e stolisë freskia, guximi e vrulli, ndërkaq pleqërinë e mbulon myshku i gabimeve nga e shkuara, e që e bënë të jetë dyshuese ndaj çdo gjëje, përfshi edhe vetë jetën

Menjëherë pranë librave të mi qëndron kompleti i Anton Peshkut, kompleti që më rikujton shumëçka nga e shkuara ime krijuese, përfshi edhe takimin e pare me të – me idhullin e viteve të mia rinore.

Dhe që nga ai takim i parë me të në vitin 1986, e kur Shtëpia Botuese ‘Rilindja’ Pashkut ia kishte botuar kompletin tre vëllimesh të veprave letrare, u betova se me të gjitha do bëhem si ai: se kurrë nuk do jem krijues mendjemadh që i përbuzë të tjerët dhe se, nuk do shkruaj më shumë se tre libra: një përmbledhje me shtatë tregime, një roman me shtatë kapituj dhe një përmbledhje me shtatë ese.

Por sot, sa nuk skuqem nga turpi kur i shoh ato dhjetëra romane e përmbledhje me ese e tregime që kam botuar. Dhe më vjen t’ia kris vetvetes një shuplakë pse nuk iu përmbajta besimit se ai që dinë, gjërat i thotë shkurt e qartë.

Po dekada e shtatë e jetës është majë nga mund ta shohësh kotësinë e udhëtimit jetësorë. Majë nga unë i shoh vitet e fëmijërisë sime kur dinim të gëzohemi edhe pse nuk kishim thuajse asgjë dhe këto të sotmet, kur i kam të gjitha, por ndjehem sikur t’i kisha pirë djersët e fatit – thuajse kot që kam jetuar!

(Kim Mehmeti, Marrë nga dorëshkrimi ‘Mosha e lajmeve të këqija’)

Etiketa: Kim Mehmeti

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
Protestë e dhunshme në Selanik për tragjedinë hekurudhore

Protestë e dhunshme në Selanik për tragjedinë hekurudhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…
Uncategorized

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26

Një nga protestat më të mëdha qytetare të viteve të fundit u zhvillua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra...

Lexo më shumë
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26
Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

19:39 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026