GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Silva Caka: Veliaj nuk shpëton nga inceneratorët, do padisim edhe SPAK për mosveprim

19:31 - 19/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Silva Caka: Veliaj nuk shpëton nga inceneratorët, do padisim edhe SPAK për mosveprim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “Të pathënat” në Fax News ku ka deklaruar se procesi i konsultimit për zgjedhjen e Presidentit është farsë e Edi Ramës.

“Është proces që formalisht ka interesin e vet por ka ardhur në kushte të papërshtatshme, të paktën në kushtet ekonomike dhe sociale që po jetojmë. Ka shumë çështje që duheshin diskutuar, shpopullimi, raporti i fundit i DASH i cili faktoi edhe një herë që korrupsioni është galopant dhe ka kapur çdo nivel të qeverisjes. Flasim për nivelin e shëndetësisë, arsimet, çmimet që rriten çdo ditë, që janë çështje shumë më të rëndësishme për tu diskutuar sesa të merremi me lojërat për zgjedhjen e presidentit. Ishte proces që kërkon të gjithë pranimin e palëve politike, presidenti duhet të jetë figurë që përfaqëson qytetarët por ende nuk e kemi dhe e shoh të parealizueshme për aq kohë sa Rama është në krye të qeverisë. Betejat kanë qenë të panumërta, e fundit rezultoi në favor të presidentit të vendit. Meta i ka rreshtuar fitoret e tij kundrejt Ramës, ai ka respektuar Kushtetutën prandaj nuk i ka pëlqyer Ramës.”

Gjithashtu, ajo është shprehur se 3 emrat e depozituar në kuti sot janë përcaktuar më parë duke shtuar se në Krye të Shtetit do të jetë një shërbëtor i kryeministrit.

“Unë nuk kam parë në kaq vite që një nga deputetët e PS-së të dalë kundër direktivave të Ramës, edhe ato 3 emra që kanë depozituar sot gjoja në kutinë e fshehtë kanë qenë të thëna më përpara. Procesi i konsultimit është farsë sepse presidenti zgjidhet me 71 vota, bën sikur konsultohesh, aty do shkojë një nga shumë shërbëtorët e Ramës, marjonetat e veta. Nuk është filluar nga koka por nga bishti afera e inceneratorëve, kryeministri jep vulën përfundimtare, janë dhënë bonuse në formë të paligjshme. As Bllako dhe as Koka nuk kanë vepruar vetëm, duhej nisur nga Rama, Veliaj, Agaçi.”

Nga ana tjetër, Caka është shprehur po ashtu se SPAK nuk po e heton me objektivizëm çështjen e Inceneratorëve dhe se për këtë LSI do e padisë shumë shpejt.

“Një tjetër gjë që vihet në pikëpyetje për veprimet e SPAK, një vepër penale nuk konsumohet vetëm me veprime por edhe me mosveprime, në momentin që kontrata del e paligjshme, çfarë e pengon SPAK të pengojë kontratën e inceneratorin e Tiranës. Do presim, do i japim kohë SPAK por nuk do jetë larg dita që ta padisim për mosveprim.”

Së fundmi, ish-deputetja e LSI e ka mbyllur fjalën e saj duke thënë se Erion Veliaj nuk shpëton dot, ngado që ta luajë lojën, por që sipas saj, do të ketë ndryshime statutore në LSI pasi duke pasur zgjedhjet lokale janë të fokusuar në strukturat e reja.

“Erion Veliaj nuk shpëton, ngado që ta luajë. Do ketë ndryshime statutore në LSI, duke pasur zgjedhjet lokale para jemi të fokusuar te strukturat e reja. Koalicioni jonë në zgjedhjet e 6 marsit rezultoi sukses më vete, një nga arsyet ishin ‘Primaret’ që u mbështetën gjerësisht. Të bëhemi bashkë kundër regjimit është parimi dhe e shoh të paarsyeshme mosvazhdimin e bashkëpunimit.”

Etiketa: Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për IntegrimSilva Caka

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Kapet laboratori i drogës në Zveçan, arrestohen katër serbë (FOTO)

Kapet laboratori i drogës në Zveçan, arrestohen katër serbë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të ShBA-së Donald Trump mori pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes,...

Lexo më shumë
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com