GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Silvana Bala e “Sanatoriuimit” i fal kontratën 640 MLN lekë Shaqir Alcanit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Silvana Bala e “Sanatoriuimit” i fal kontratën 640 MLN lekë Shaqir Alcanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur dimri po ikën, Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi” bën tenderin e lëndës ngrohëse. Por drejtoresha Silvana Bala kalendari ka vetëm një stinë. Shqetësimi i saj i vetëm është të xhirojë paratë tek llogaritë e biznesmenëve të sprovuar në tenderat e saj.

Prokurimi i fundit i firmosur në janar të këtij viti nga Bala ka numrin e referencës REF-91086-12-14-2023 dhe ka si objekt “Blerje lëndë djegëse për ngrohje, pellet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Është marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara”, me afat 24 muaj nga lidhja e MK.” E pra, marrëveshje të thella abuzuese me një operatorë, që vazhdojnë e edhe pse ligji kërkon zhvillimin e garave me konkurrencë të fortë.

Kështu është tenderi i sipërpërmendur, abuzim që vazhdon ndër vite, dhe këtë herë është falur kontrata tek firma  Alcani shpk.

Në fakt, në dokumente tregohet se kanë paraqitur oferta tre firma; “ALCANI” SHPK dhe “IGLI PELLET” dhe “SULOLLARI-KLIMA”. Por, edhe pse këto të fundit kishin oferta më të lira, Bala nuk ka marrë mundimin as t’i shqyrtojë, por i ka skualifikuar nga gara që në fazën e parë.

Madje njëra nga firmat pjesëmarrëse ka ofruar gati gjysmën e vlerës së propozimit të “ALCANI” SHPK dhe përsëri nuk është marrë në konsideratë. Përfundimisht fituese është shpallur kompania e Shaqir Alcanit për vlerën 63,876,360 lekë të reja (pa TVSH) ose rreth 640 milionë lekë të vjetra.

Fakti që kjo vlerë është sa 98% e fondit limit, i shton akoma më tej dyshimet për një tender të manipuluar ku fituesi dihej që në fillim. Në një situatë tjetër, në bazë të ligjit tenderi duhej anuluar në pritje të ofertave të përshtatshme.

Ky tender është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë vlen të theksohet se pronari i firmës, Shaqir Alcani, e fiton çdo vit këtë tender nga Bala. Edhe në vitin që lamë pas, me ‘Flamur të kuq’, pra në mungesa të theksuar të konkurrencës dhe ofertë të shtrenjtë, ALCANI u shpall fitues. Kompania xhiroi 326 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve.

Ndërkohë, Alcani vazhdon të marrë pjesën e tortës së  fondeve të Shëndetësisë, edhe pse është person me precedent penal. Kujtojmë se në 2023, ALCANI u denoncua se kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga një tender me vlerë 1 milionë euro.

Epo në vendin tonë çudia më e madhe tre ditë zgjat!

Kujtojmë se paraardhësi i drejtoreshës Bala në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Petraq Kapisyzi është kallëzuar në Prokurori nga KLSH për kryerjen e procedurave fiktive në prokurime me qëllim favorizimin e operatorëve ekonomikë të caktuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik dhe për pasojë kishte konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. Ai dha dorëheqje në vitin 2021.

Praktika e shpërdorimit të fondeve në tendera të manipuluar vazhdon aktualisht me firmën e drejtoreshës Silvana Bala.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Alcani shpksanatoriumsilvana balatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Flakët “përpijnë” Lezhën, bie zjarr në një pikë grumbullimi të mbeturinave

Përfshihet nga flakët një magazinë në Novoselë, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke...

Lexo më shumë
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com