GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo do të rikthejë një sulmues, ja strategjia për shtatorin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo flet për sfidat e shtatorit: Nga ekipi pres që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bekim Balaj apo Xhakomo Vrioni? Dy sulmuesit shtatlartë janë në planet e Silvinjos për ndeshjet e muajit shtator, por vetëm njëri prej tyre do të grumbullohet.

Duke rinisur nga puna dhe duke u përgatitur për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, trajneri i Kombëtares kërkon ndihmën e një sulmuesi shtatlartë, i cili do t’i vijë në ndihmë ekipit në luftën në ajër dhe të jetë alternativë e Sokol Cikalleshit.

Duke e llogaritur që dy përballjet e radhës kundërshtarët kanë një lojë fizike dhe të fortë në ajër, Silvinjo ka menduar për një pykë që të luajë “spondin” me lojtarët e krahut si Uzuni apo Asani, por edhe me mesfushorët që do ta mbështesin nga mbrapa. Me këto tipare, dy janë alternativat për një vend që do t’i rezervohet grumbullimit të shtatorit.

Bekim Balaj- Sulmuesi i Vllaznisë ka një eksperiencë të gjatë në ekipin kombëtar dhe mjaft mirë mund të vihet nën urdhrat e Silvinjos për herë të parë dhe me një mision të përbashkët. Përballja me një kundërshtar fizik dhe të fortë në lojën në ajër.

Balaj di ta bëjë shumë mirë këtë dhe kur bëhet fjalë për dy ndeshje, mund të jetë një strategji e mirëmenduar nga braziliani i stolit. 32- vjeçari është në pragnisje të kampionatit dhe në formë të mirë fizike.

Xhakomo Vrioni- Deri tani shanset mes Bekim Balajt dhe Xhakomo Vrionit janë të barabarta. Ky i fundit është duke u aktivizuar në SHBA me skuadrën e Nju Inglandit ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola mes kampionatit dhe Kupës.

Për herë të fundit me ekipin kombëtar, sulmuesi u grumbullua në miqësoret e qershorit të kaluar, ndërkohë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit shtator.

Etiketa: Silvinjosulmues

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
“Hap pas hapi”, trajnerët e ekipeve Kombëtare zbresin në fushë

“Hap pas hapi”, trajnerët e ekipeve Kombëtare zbresin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com