GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pak ditë nga debutimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, në ndeshjen e parë ndaj Italisë në Dortmund. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka treguar për “AFP” çelësin e suksesit dhe se ku do të mbështetet Shqipëria në Europian.

“Shqipëria ime do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë. Kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë që pretendojnë t’i shkojnë këtij turneu deri në fund dhe ta fitojnë atë. Forca jonë nuk është te një apo dy futbollistë, forca jonë është skuadra. Shqipëria është një skuadër pa shumë eksperiencë dhe merr pjesë në këtë kompeticion vetëm për herë të dytë në histori. Do të na duhet shumë punë që t’ia dalim në fushë. Kemi bërë një punë të madhe, por na pret tani edhe një sfidë akoma më e madhe” – tha fillimisht Silvinjo, i cili më tej theksoi se vendosja në Tiranë bashkë me stafin teknik ka bërë diferencën, duke shtuar se në futboll është gjithçka e mundur.

“Jemi stafi i parë teknik që jemi shpërngulur në vendin e punës dhe kjo bën diferencën. Lojtarët të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke një familje, një grua, një fëmijë, por t’i nuk jeton me to, jeton në Tiranë”. Njerëzit më telefonojnë dhe më pyesin se ku je? Unë i përgjigjem në Tiranë.

Kur merr përsipër një punë, atëherë duhet ta bësh mirë atë. Këtë mentalitet kam. Dikush thotë se jam i huaj, por duke jetuar në Shqipëri më konsiderojnë shqiptar. Në fakt, unë jam një qytetar shqiptar. Gjithmonë ju them: Nëse nuk fle arsyeja është sepse ka një problem, duhet ta bëjmë ekipin të funksionojë, atëherë as ju nuk duhet të flini, do të duhet të punoni më shumë.

Gjithçka është e mundur në futboll. Për mua e rëndësishme është t’u tregojmë njerëzve, publikut se luftojmë fort. Mua nuk më pëlqen t’i bëj gjërat përgjysmë, ose dedikohem në maksimum ose nuk përfshihem fare” – përfundoi Silvinjo.

Etiketa: kombetarjaShqiperiaSilvinjo

Lajme të lidhura

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit
Breaking Views

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”
Breaking Views

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26
City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham
Sport

City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

10:00 - 08/11/26
Para
Brussels Morning: Sali Berisha, lideri politik i fundit i burgosur në Europë

Brussels Morning: Sali Berisha, lideri politik i fundit i burgosur në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com