GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fermerët përgenjeshtrojnë Ramën: Të mbjellat kanë rënë me 30%

07:58 - 16/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët përgenjeshtrojnë Ramën: Të mbjellat kanë rënë me 30%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas protestë së djeshme në Lushnje, në kur në Kuvend fliste kryeministri Edi Rama, sot fermerët kanë përgënjeshtruar çdo gjë të thënë nga ai. Dje nga foltorja e Parlamentit,  Rama  tha se7.1 miliardë lekë janë vendosur në dispozicion të buxhetit të shtetit si mbështetje.  Teksa pohoi se ka një rritje të konsiderueshme në fushën e eksporteve në Bujqësi, kryeministri theksoi gjithashtu se krahasimisht me vitin 2013 sasia e tokës së punuar në Shqipëri është 2 herë më e madhe. Por këto të dhëna të deklaruara nga Rama janë hedhur krejtësisht poshtë nga fermerët.

Përmes një letre drejtuar qeverisë Sindikata e Fermerëve shprehet se ata janë krejtësisht kundër paketës fiskale, duke theksuar se ata ndodhen në një gjendje larg pritshmërive dhe  në krizë të thellë.  Sipas tyre, paketa fiskale nuk do i ndihmojë bizneset, ashtu sikur pretendon qeveria, por do i rrënojë ata më shumë.  “Situata aktuale në të cilët ndodhet bujqësia, por edhe të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit nuk po na rezulton në nivelin e pritshmërive. Pjesa më e madhe e operatorëve parashikojnë ta mbyllin vitin 2021 me rezultate jo të mira krahasuar me sektorët e tjerë. Gjithashtu krahasuar me planet e tyre të biznesit, me potencialet dhe mundësitë reale që ekzistojnë. Konstatojmë me keqardhje se edhe Paketa Fiskale dhe P/Buxheti vitit 2022 nuk do të garantojnë frenimin e rënies ne disa sektorë, si p.sh. tek Akuakultura, Blegtoria, Tregjet Agro Blegtorale, Agropërpunimi, Agroturizmi, Agropylltaria dhe Mjedisi ne zonat rurale. Gjithashtu nuk do të garantojë as qëndrueshmërinë dhe rritjen në disa sektorë të tjerë, që kanë performuar më mire se Frutat, Perimet, Peshkimi, Agrobiznesi, Bimët Mjekësorë dhe Aromatike, Bletaria si dhe Mikrofinanca”, thuhet në letër.

Sakaq, ata theksojnë se tokat e prodhimit nuk janë rritur aq sa deklaron kryeministri, përkundrazi  të mbjellat kanë rënë me 30%. Ndërsa theksohet se, ata përfitojnë vetëm 2% të buxhetit në total, duke e konsideruar këtë vlerë si një lëmoshë. “Në gjykimin tonë, disa tregues do të jenë edhe më negative në vitin 2022, pasi vërejmë 30% me pak mbjellje dhe rritje galopante të kostove të prodhimit, si pasojë e krizës globale të rritjes së çmimeve. Nuk është e drejtë që sektori ynë që kontribuon me 20% të PBB dhe ku janë të punësuar 40% e forcës së aftë për punë, të përfitojë vetëm 2% të shpenzimeve të buxhetit”, thuhet në letër. Sakaq, ata i kërkojnë qeverisë që të rishikohet në rritje për vitin 2022 projektbuxhetit për MBZHR dhe projekti për Paketën e re Fiskale të pezullohet deri në përfundim të vlerësimit të situatës, të studimeve dhe konsultimit me grupet e interesit.

Etiketa: fermeretKryesore1Sindikata e Fermereve

Lajme të lidhura

Eurostat: Tirana mbetet e parafundit në Europë për transportin më të keq publik, na e kalon vetëm…
Aktualitet

Eurostat: Tirana mbetet e parafundit në Europë për transportin më të keq publik, na e kalon vetëm…

08:44 - 12/02/26
SKANDAL! Rrjeti grek përfitoi 3 mln euro duke trafikuar foshnjet
Aktualitet

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025 ishin 74% më të ulëta se në 1990

08:35 - 12/02/26
Aeroporti i Vlorës drejt gjyqit të Arbitrazhit, kompania: Kërkojmë auditim ndërkombëtar
Breaking Views

Aeroporti i Vlorës drejt gjyqit të Arbitrazhit, kompania: Kërkojmë auditim ndërkombëtar

19:23 - 11/02/26
Para
Maas: Të tregohemi më të ashpër ndaj atyre që nxisin urrejtje

Maas: Të tregohemi më të ashpër ndaj atyre që nxisin urrejtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn
Breaking Views

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

22:45 - 12/02/26

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Lexo më shumë
Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

22:17 - 12/02/26
“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

20:58 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com