GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pedagogët pezullojnë bojkotin e mësimit, por njoftojnë protesta: Më 8 nëntor…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pedagogët pezullojnë bojkotin e mësimit, por njoftojnë protesta: Më 8 nëntor…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka vendosur të pezullojë bojkotin dhe të nisë vitin akademik. Në një njoftim, kjo sindikatë shprehet se janë të interesuar për normalizim të jetës akademike. Por, sindikata thotë se protestat nuk do të ndalen.

Në njoftim thuhet se protesta e radhës do mbahet më 8 nëntor në orë 11:00, përpara Korpusit Qendror të UPT.

Njoftimi:

Deklarata e plotë:

Të nderuar kolegë! Siç jeni në dijeni, SPUSH i është drejtuar në datën 03.11.2022 Presidentit të Republikës, duke kërkuar garanci kushtetuese për paprekshmërinë e integritetit të pedagogëve vullnetarë, që do të hynin në grevën e urisë, grevë e cila nuk u frymëzua aspak nga dëshpërimi apo mungesa e shpresës së intelektualëve për plotësimin e kërkesave legjitime të tyre në ambientet universitare, por u stimulua nga domosdoshmëria imediate e plotësimit të tyre.

Përshkallëzimi i hapave të ndjekur nga punonjësit akademikë, ndihmës-akademikë

dhe administrativë, erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit dhe arrogancës së autoriteteve,

që janë përgjegjëse, për situatën aktuale. E kemi fjalën si për Qeverinë dhe Ministrinë

përkatëse, ashtu dhe për institucionet e arsimit të lartë publik.

Duam të theksojmë edhe një herë se lëvizja intelektuale e punonjësve të IAL-ve

publike, e mbështetur nga SPUSH, është lëvizje, që synon t’i shndërrojë universitetet

publike në vendin e dijes dhe zhvillimit tërësor të studentit.

Shumë është folur, por pak është bërë për universitetin, i cili duke vepruar si një

komunitet studiuesish në shërbim të interesit publik, do duhej të ishte prioriteti i çdo

qeverie.

Qeveritë në vijimësi nuk po mundësojnë ta sjellin tempullin e dijes në nivelin që meriton.

Sot ky tempull, shfaqet me reputacion të lëkundur.

Lëvizjet sindikaliste, në fokus të tyre kanë të drejtat e punonjësve dhe në këtë rast, nuk

mund të bënte përjashtim as organizimi sindikalist i punonjësve akademikë dhe

ndihmës akademikë të arsimit të lartë në vendin tonë.

Duke e parë me sy kritik dhe shqetësim atë që po ndodh brenda mjediseve

akademike, bashkarisht konsideruam se mbështetja financiare e cunguar, është me

ndikim, në cilësinë e shërbimit ndaj studentit, ndaj iu drejtuam Qeverisë, sepse

pavarësisht autonomisë, ajo ka detyrimin për ta mbështetur dhe mundësuar cilësinë,

që certifikon ky institucion.

Për habinë e gjithkujt, Qeveria heshti?!

Heshtja institucionale provokoi protestat dhe bojkotin e procesit mësimor, çka ndikoi

në sjelljen e saj në një përshkallëzim të formës së saj, me Ngujimin në Grevë Urie.

Mosbesimi ndaj institucioneve për shkak të intimidimit nga brenda dhe jashtë

institucioneve të arsimit te lartë, në vijimësi, mbolli pasiguri qytetare dhe akademike,

në realizimin e këtij akti sublim!

2

Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të

Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës

akademike vendosi:

  1. Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur

detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;

  1. Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale,

përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe

zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;

  1. Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë

si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!

  1. Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën

e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit

Qëndror të UPT.

Gadishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në

përmbushjen e kërkesave të paraqitura: – ‘me rritje modeste të fondit të pagave’, dhe

kjo, vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me

rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, na prezanton një

tjetër problematikë në Institucionet e Arsimit të Lartë: – Nevojën për transparencë mbi

veprimtarinë tërësore financiare të tyre.

Besojmë në mbështetjen e çdo anëtari të stafit akademik, për të realizuar procesin e

vlerësimit të pastërtisë dhe integritetit profesional të titullarëve të universiteteve dhe

të personelit universitar në tërësi, si mundësia e vetme për të demonstruar

akademizëm dhe seriozitet prej gjithkujt, që merret me ofrimin e shërbimit më fisnik të

një kombi, sikundër është edukimi.

Kapitali më i çmuar i një vendi është kapitali njerëzor.

Të gjithë bashkë për “Arsimin e Lartë Publik, Prioritet Kombëtar”

Misioni ynë akademik vazhdon!

Etiketa: akademikKryesore1pedagogetsindikata

Lajme të lidhura

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
Para
Humb jetën në aksident në SHBA ish-drejtori i Postës së Lezhës (Emri)

Humb jetën në aksident në SHBA ish-drejtori i Postës së Lezhës (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit
Sport

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26

Belgjika ka dhuruar një shfaqje të vërtetë force në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës,...

Lexo më shumë
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet