GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sindikata për Arsimin e Lartë: Pagat tona më dobët se në Kosovë, ministria fle

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sindikata për Arsimin e Lartë: Pagat tona më dobët se në Kosovë, ministria fle
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë institucione kanë shprehur ankesa për shpërndarjen e buxhetit të vitit 2022. Ditën e sotme një ankesë të tillë ka bërë edhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, ai ngriti shqetësimin për nivelin e pagave për pedagogët. Sipas tij, nuk është aspak e drejtë që edhe për 2022 nuk parashikohet asnjë indeksim për ta, duke thënë se pedagoget paguhen edhe më keq se në Kosovë.

“Ne prisnim të paktën në këtë buxhet të futej një koeficient për rritjen e rrogës së pedagogëve. Mund të them se janë krejtësisht të pamjaftueshme për nivelin që kanë prekur çmimet në vend. Me këto paga kemi çdo ditë aplikime të pedagogëve për të shkuar jashtë. Po na largohen pedagogët, do vijë një situatë që s’ke ku i merr. Nuk po them që të garantohen rroga të krahasueshme me nivelin europian, por aktualisht ato janë 40 për qind më ulët se niveli i Kosovës. Të paktën t’i afrohemi Kosovës, nuk po them për Malin e Zi etj, etj. Të paktën ministrja duhet ta trajtojë se rritja e pagave në kuadër të autonomisë së universiteteve nuk është e vërtetë”, tha ai.

 Kovaçi bëri me dije se i ka dërguar një letër Kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash, por që deri më tani nuk i është kthyer asnjë përgjigje.

“Ne i kemi dërguar edhe kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash por deri më tani nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Edhe në kohën e Enver Hoxhës, ku do që të ishe të vinte një letër nga kryeministri i Shqipërisë. Edhe Ministria e Arsimit fle gjumë, e ka lexuar apo jo, ne s’dimë gjë, por fakti se nuk ka reaguar ndaj kërkesave tona tregon që s’e ka lexuar fare. Në këtë prizëm koncepti i raportit me sindikatën duhet të jetë raport transparence”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se qeveria e ka lënë fare në harresë këtë kategori. E.H/gijotina.com/

Etiketa: buxhetkerkesakryesore2pagapedagoge

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Nga Zendaya deri tek Anya Taylor, çfarë veshën yjet në mbrëmjen e “CFDA Awards”

Nga Zendaya deri tek Anya Taylor, çfarë veshën yjet në mbrëmjen e “CFDA Awards”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com