GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Sindikatë kriminale dhe pastrim parash”, kush është bukuroshja që po hetohet nga…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sindikatë kriminale dhe pastrim parash”, kush është bukuroshja që po hetohet nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gulnara Karimova, e bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit, Islam Karimov, po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare. Kjo organizatë dyshohet se ka pastruar qindra milionë dollarë.

Sipas Financial Times, Karimova, e njohur edhe me pseudonimin “Princesha e Uzbekistanit”, akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj dhe për ryshfet ndaj drejtuesve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë në mbarë botën.

Akuzat e reja ndaj 51-vjeçares, e cila ndodhet në burg në Uzbekistan që nga viti 2019, u ngritën ditën e enjten nga autoritetet zvicerane. Në veçanti, Karimova akuzohet për drejtimin e një “sindikate kriminale” që përdorte kompani të ndryshme dhe llogari bankare në Zvicër për të pastruar para.

Sipas Times, organizata kriminale e drejtuar nga ish-diplomatja e OKB-së quhej “Byroja” dhe përfshinte më shumë se 100 kompani legjitime që punonin në fshehtësi për të fshehur paratë e vjedhura dhe për t’i bërë anëtarët e saj më të pasur.

Karimova gëzoi imunitet diplomatik për vite të tëra dhe udhëtoi nëpër botë, duke bërë një stil jete luksoze dhe duke pasur marrëdhënie me njerëz të famshëm.

Fokusi i organizatës kriminale, e cila filloi të funksionojë në 2005, thuhet se ka qenë një kompani zvicerane e quajtur Zeromax, e cila u mbyll në vitin 2010.

Karimova, e cila fillimisht e ka nisur karrierën si stiliste mode, thuhet se ka përdorur kasaforta në bankën private zvicerane Lombard Odier për të fshehur diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.

Përveç kësaj, më shumë se 400 milionë franga (rreth 440 milionë dollarë) janë ende “të ngrira” në llogaritë në emër të Karimova-s në banka.

Ndërkohë, “Princesha”, i mohon akuzat ndaj saj.

Etiketa: Gulnarahetimezvicerane

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Përmbyset autobusi me nxënës shkolle, raportohet për disa viktima

Përmbyset autobusi me nxënës shkolle, raportohet për disa viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com