GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sindroma e Fraklin Roosevelt!

17:17 - 28/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Bytyçi

Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i qasen ngadalë përkrahjes së Open Balkan. Ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill, ishte në Ohër dhe ndoqi nga afër samitin e para 10 ditëve. Më pas u shpreh pozitivisht rreth tij. Gabriel Escobar është i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe në përshëndetjen e Samitit të Ohrit e kushtëzoi Ballkanin e Hapur me dy elementë: – Përkushtimin  e tij në çështjet ekonomike dhe pjesëmarrjen e tri vendeve të munguara në këtë iniciativë. Ndërsa para tri ditësh ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi u shpreh hapur në mbështetje të “Open Balkan”. Madje tha se “Kosovës në këtë iniciativë nuk i duhet fut-notë për t’iu bashkuar” asaj!

Kjo fjalia e fundit e shefes së diplomacisë amerikane në Mal të Zi shfaq kundërshtinë e saj me qasjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, e cila i është përkushtuar Procesit të Berlinit, në vend të Ballkanit të Hapur. Madje përfaqësuesit e Berlinit në Bruksel e konsiderojnë “Open Balkan” si kundërvënie dhe mungesë vullneti të rajonit tonë për t’u anëtarësuar në BE! Kjo panoramë më bën të analizoj  atë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje anti-gjermane të Uashingtonit.

Edi Rama në Prishtinë u tha gazetarëve se do t’ju duhem një ditë për shkak të vëllazërisë që kam me Vuçiç. Nuk e di nëse ishte ky një paralajmërim për luftë në rajon, nëse nuk përkrahet Open Balkan, apo diçka tjetër. Por kryeministri i Shqipërisë e ka potencuar Ballkanin e Hapur si alternativë “të paqes” dhe ka paralajmëruar luftë e konflikt, nëse ai nuk mbështetet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, kuptohet edhe nga faktorët politikë opozitarë, të cilët janë kundër tij.

Gjithçka që po ndodh besoj lidhet me një fakt: – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka premtuar se nëse përkrahet minishengeni i djeshëm ose Open Balkan-i i sotëm, atëherë Serbia do të ankorohet me Perendimin. Kurse Rama ka shkuar më tej, duke i garantuar partnerët amerikanë se “paska folur me Vuçiç dhe ky i fundit e ka garantuar kryeministrin e Shqipërisë, se Serbia në këtë rast do të bëhej edhe anëtare e NATO-s! Në Uashington duket se e testojnë, por edhe e kanë besuar Aleksandër Vuçiç. Besimi amerikan është rrit, kur Rama ka hyrë si “garant” i këtij ndërrim-kursi të Serbisë nga aleanca me Rusinë te marrëdhëniet strategjike me SHBA-të!

Megjithatë në SHBA ende është i gjallë sindromi i presidentit Roosevelt, kur në Jaltën e shkurtit 1945 besonte se “Stalini është një demokrat” dhe “i mbahet fjalës së dhënë”! Menjëherë pas vdekjes së Roosevelt Bashkimi Sovjetik i Stalinit tregoi dhëmbët kundër Perendimit. Europa u nda në dy pjesë. Amerikanët e sotëm, përfshirë dhe ambasadorin prominent, Hill, duket se besojnë te premtimet e Aleksandër Vuçiç dhe sidmos të ndërmjetësimi i Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si msit të tyre në Beograd! Por harrojnë se të dy këta liderë ballkanikë nuk kanë të bëjnë asgjë me fjalën e mbajtur! Thjesht janë mashtrues! Të dy këta duan të zgjasin ditët e vitet në pushtet. Prandaj dhe e mbajnë Departamentin e Shtetit me shpresën e një “suksesi” të pritshëm për ta marrë Serbinë në gjirin e kombeve anëtare të NATO-s e të BE-së! Madje shpresojnë se përmes Open Balkan do ta detyrojnë Beogradin të njohë edhe Kosovën e pavarur! Kjo është përralla më e “bukur” e kësaj komedie!

Absurde është kjo ta mendosh, jo më ta besosh. Sepse Aleksandër Vuçiç, edhe sikur të ishte pro-amerikani më i madh në botë dhe pro-europiani më i përkushtuar, nuk do të mundë kurrë ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe ta ankorojë në Perëndim, sidomos në NATO. Ai çdo ditë thotë se “kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran”. Në Serbi e thërret “Kosovo-Metohi”, ndërsa anglisht “E ashtuquajtura Kosovë”! Ndërkohë që presidenti i Serbisë është peng i Moskës dhe i presidentit Vladimir Putin. Vuçiç nuk mund të bëjë asnjë hap në drejtim e kundërt të erës ruse. Kjo, sepse ai kontrollohet plotësisht nga Moska dhe Kremlini.

Vetë presidenti i Serbisë ka bërë biseda dhe premtime kompromentuese në Kremlin. Rusët nuk janë aq naivë sa të mos e kenë futur në xhepin e vogël të qestekut atë. Por nga ana tjetër të gjithë njerëzit që e rrethojnë janë militantë dhe vdesin për Rusinë, përpara se të japin jetën për Serbinë. Të tillë ka edhe në partinë e presidentit Vuçiç, por sodomos në partinë e Milosheviçit të drejtuar nga Ivica Daçiq! Edhe nëse kryepeshkopi i Serbisë do të ishte përkrahës i qëndrimeve pro-perendimore të Vuçiç, sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë dhe bashkëpunëtorët e kryepeshkopit janë e do ishin krejt kundër këtij qëndrimi. Në Akademinë e Shkencave dhe mediet publike gjithashtu ekziston fryma pro-ruse. Zërat pro-perendimit në elitën akademike e intelektuale konsiderohen si “tradhti ndaj atdheut”!

Kurse 80 përqind e qytetarëve të Serbisë janë me zëmër e më shpirt pro Rusisë dhe presidentit Putin! Ndërkaq Roosevelt-ët e shekullit 21-të në SHBA shpresojnë ende se Serbia do të bëhet aleat i tyre! Naivitet i servirur në tabakanë e Sorosit! Vuçiç nuk mund të bëhet Tito! Serbët betohen në fotografinë e Vladimir Putin!

 

Etiketa: Enver BytyciFranklin rooseveltkryesore2Sindroma

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
EMRAT/ Shkatërrohet banda e drogës në Itali, kush janë dy shqiptarët mes të arrestuarve

EMRAT/ Goditet banda e kokainës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com