GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sinjali “SOS” që tradhtoi trafikantin – Gomonia e “Çimonit” kapet me drogë në Greqi

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Sinjali “SOS” që tradhtoi trafikantin – Gomonia e “Çimonit” kapet me drogë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës, ku burime për mediat bëjnë me dije se kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës.

Raportohet se autoritetet greke kanë gjetur në vendin e ngjarjes një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është një 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht Musa është arrestuar për “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por duke pasur dyshime, policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje.

Për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur tashmë pranë Sajadhës. Gjatë kontrollit në mjet, siç raportojnë mediat greke, është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes.

Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Bisedimet Kanada–SHBA pezull, Carney: Ne kemi bërë përparim, Amerika të tregojë gatishmëri

Bisedimet Kanada–SHBA pezull, Carney: Ne kemi bërë përparim, Amerika të tregojë gatishmëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com