GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qiratë e bizneseve, studimi konstaton rritje me 22 %

08:08 - 13/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Qiratë e bizneseve, studimi konstaton rritje me 22 %
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse në një periudhë të vështirë, si rrjedhojë e krizës që pandemia ka shkaktuar në ekonomi, konsum dhe ecurinë e shumë bizneseve, janë rritur çmimet e dyqaneve të qirave për 2021 në zonat kryesore të Tiranës.

Sipas të dhënave të përditësuara të indeksit privat Keydata Albania, rritja mesatare e qirave të bizneseve në periudhën janar-maj 2021 është 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s.

Rritja më e lartë e qirave për ambiente të biznesit është në zonën e ish Bllokut. Për shkak të karantinës (muajt mars-maj) dhe moslejimit të jetës së natës, çmimi mesatar i qirasë ishte 12,9 euro për metër katror. Për 2021 qiraja është 21 euro për metër katror. Rritja është 38,5% krahasuar me vitin e kaluar. Tendenca për rritje më të lartë të çmimit të qirasë është shfaqur te zonat e afërta me qendrën e kryeqytetit. Për zonën e ish Ekspozitës çmimet e qirave të dyqaneve u rritën 41% dhe në rrugën e Kavajës rritja është 21%. Në zonat me larg qendrës rritja është më e ulët. Te zona e Zogut të Zi çmimet janë rritur 6%, në rrugën Don Bosko 19%, në Komunën e Parisit 15% dhe rruga e Elbasanit ka ndryshimin më të vogël të çmimeve me 1%.

Drejtues të agjencive të pasurive të paluajtshme në vend pohuan se faktor kryesor i rritjes të çmimeve të qirave të bizneseve në 2021 është nga pastrimi i parave. Sipas tyre, shumë prej këtyre pronave janë blerë në një periudhë të caktuar dhe tashmë paraja ilegale e ngurtësuar nuk i nxit pronarët për të ulur çmimet e qirave.

Edhe drejtuesi i gazetës “Çelësi” dhe i indeksit Keydata Albania, Ylli Sula pohoi për Monitor se rritja e çmimeve nuk bazohet te logjika ekonomike tregut. “Shumë biznese të vogla janë në vështirësi për shkak të krizës nga Covid-19. Në këtë periudhë nuk mund të flasim për lulëzim të biznesit dhe nuk parashikohet për rritje të shpejtë të fuqisë blerëse. Këto janë elementët kryesorë që do të ndikonin në lulëzimin e veprimtarisë të biznesit, çka do të sillte edhe rritje të qirasë të dyqaneve. Pra kjo rritje nuk është e ndikuar nga elementët e tregut.”

Për shkak të krizës nga Covid-19 dhe rënies të xhiros në 2020 sipas të dhënave të Drejtorisë të Tatimeve për subjektet që kanë kaluar pasiv për periudhën nga 1 Maj deri më 31 Dhjetor u rritën 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s. Gjithsej ishin rreth 6,600 subjekte që rezultojnë të shtuara në listën e subjekteve pasive në periudhën në fjalë, nga rreth 4,800 për maj-dhjetor 2019. Numri më i lartë i bizneseve të mbyllura i përkasin atyre subjekteve që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre me sezonin turistik.

Rritet kërkesa për ambiente të reja me qira për farmaci e furra buke

Kërkesa e tregut për marrjen e ambienteve me qira në këtë periudhë më tepër sipas menaxherit të përgjithshëm të real estate “Devinf”, Genci Ziko po orientohet në hapjen e bizneseve të farmacive, veshjeve, të shitjes të celularëve dhe shumë pak për bare dhe restorante.

Të njëjtën tendencë pohon edhe drejtuesi i indeksit Keydata, z. Ylli Sula duke shtuar se kërkesa është rritur edhe për ambiente me qira të bizneseve si: furra buke dhe dyqaneve të shitjes të ushqimeve bio.

Sipas tij arsyet e hapjes të këtyre bizneseve janë që nga konkurrenca deri te nisja e aktiviteteve që garantojnë të ardhura të sigurta. “Furrat e bukës më tepër po shikohen, si një biznes i sigurt, pasi ky produkt gjithmonë konsumohet nga familjet shqiptare. Për sa i përket farmacive, më tepër është logjika e konkurrencës apo lufta e të mëdhenjve për të zënë pjesën kryesore të tregut. Në periudhë pandemie fitimet e farmacive u rritën. Përfundimi i periudhës së infeksionit do të ndikojë te xhiroja e tyre. Për këtë arsye farmacitë e fuqishme apo rrjetet farmaceutike kanë shtuar kërkesën për ambiente të reja me qira. Edhe te hapja e dyqaneve të luksit, të shitjes të ushqimeve (rrjetet e profilizuara të produkteve bio, që shiten me çmime të shtrenjta) dhe dyqanet e veshjeve ekziston logjika ekonomike, që në periudhë krizë tregtarët gjithmonë synojnë të marrin fitime nga shpenzimet që bën shtresa e pasur dhe jo e nga të varfërit apo ata me të ardhura të ulëta”, thekson z. Sula.

Si po ndikon rikonstruksioni i rrugëve te çmimet e qirave të dyqaneve

Sipas menaxherit të përgjithshëm të agjencisë imobiliare “Devinf”, Genci Zike, ndërhyrjet për punime në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese për shumë zona të kryeqytetit kanë ndikuar në çmimet e qirave të dyqaneve. Ai thotë se punimet për rikonstruksionet e rrugëve kanë ndikuar për mirë dhe për keq te çmimet e qirave. Oferta për dyqane të reja nuk është e lartë.

Zona e bulevardit të Zogut i Parë, më përpara nuk ishte aq i rëndësishme për nisjen e një aktiviteti tregtar. Pas përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës, çmimet e qirave në këtë zonë janë rivlerësuar. Çmimet e qirave variojnë nga 15 deri në 20 euro për metër katror.

Në zonën e Misto Manes ( sapo kalon Spitalin Amerikan 3), vendosja e hekurave në dy krahët e rrugës (që nuk lejon të kalosh në anën tjetër) rriti vështirësitë e aktivitetit të dyqaneve. Në këtë zonë ishin të përqendruara dyqanet e tregtimit të materialeve të ndërtimit dhe mallrave industrialëve. Çmimet para nisjes të punimeve varionin 10, 12 deri në 15 euro për metër katror, ndërsa aktualisht janë 8 deri në 10 euro për metër katror”, pohon z. Zike.

Në rrugën e Durrësit pas goditjes që çmimet patën vitin e kaluar nga punimet për rikonstruksionin e aksit dhe në Myslym Shyrin për shkak të moslejimit të parkimit, qiratë e dyqaneve për 2021 nuk kanë ndryshuar./ Monitor

Etiketa: BiznesedyqaneKeydataqiraTirane

Lajme të lidhura

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane
Breaking Views

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane

18:00 - 14/01/26
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare
Aktualitet

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare

14:30 - 14/01/26
Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti
Breaking Views

Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

18:38 - 13/01/26
Para
Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Lutje të pranuara

Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Lutje të pranuara

TË FUNDIT

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës
Breaking Views

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës

23:11 - 14/01/26

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Lexo më shumë
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

23:06 - 14/01/26
Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

22:11 - 14/01/26
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

21:51 - 14/01/26
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

21:37 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com