GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sipërmarrësit në vështirësi, 74% nuk sigurojnë dot fuqinë punëtore

08:02 - 17/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sipërmarrësit në vështirësi, 74% nuk sigurojnë dot fuqinë punëtore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një sfidë thelbësore për bizneset shqiptare veçanërisht gjatë këtij viti. 74% e sipermarresve vendas shprehen se hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore, referuar sondazhit më të fundit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve.

Raporti analizon mospërputhjet në raportin punëdhënës-punëmarrës dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

Nga njëra anë, sipërmarrësit rendisin si arsyen kryesore të këtij ngërçi, mospërputhjen e sistemit arsimor me nevojat e sektorit privat, sa i përket pritshmërive në aspektin e kualifikimit të fuqisë punëtore.

Nga krahu tjetër, edhe të rinjtë kanë kërkesat e tyre ndaj punëdhënësve. Pagat e ulëta mbeten faktori dominues i pakënaqësisë dhe dekurajimit të tyre nga tregun lokal, çka favorizon opsionin e largimit nga vendi apo emigrimin drejt shteteve kryesisht Europiane.

Sfidat e sipërmarrësve shqiptarë/punëdhënësi

Rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë dhe në vijim, një numër i konsiderueshëm punëdhënësish janë ende duke luftuar për të gjetur talente. Por, ndërsa konkurrojnë për të gjetur talente, aplikantët që paraqiten për intervista janë të paktë në numër.

Sipas sondazhit, 26% e sipërmarrësve rendisin si problematikën më shqetësuese sa i përket punonjësve, kulturën e punës, çka për drejtuesit nënkupton përgjegjshmëri, korrektësi dhe komunikimin ndaj vendit të punës. Si faktorin e dytë më të rëndësishëm, 21% e sipërmarrësve rendisin kualifikimim e papërshtatshëm të fuqisë punëtore. Ndërkohë që 16% e tyre shprehen se punonjësit iu largohen fill pasi marrin trajnimet e duhura pranë kompanive të tyre.

Nga anketimi i mësipërm rezulton se 1/3 e bizneseve nuk kanë kontaktuar askënd për të siguruar punonjës, ndërkohë që 2/3 e subjekteve kanë arritur të sigurojnë një bashkëpunim efektiv me universitetet, agjensitë e punësimit dhe zyrat e punës.

Koordinimi Institucione-Sipërmarrje dhe zgjidhjet

Raporti jep rekomandime për disa nga masat që mund të ndërmerren për të menaxhuar më mirë këtë mospërputhje kërkesë-ofertë në tregun e punës? Është e rëndësishme që sipërmarrësit të investojnë për qëndrueshmëri të stafeve aktuale duke përmirësuar paketat e shpërblimit, shëndetit dhe mirëqënies së punonjësve, riaftësim të soft-skills-eve dhe strukturim më të mirë të mundësive për karrierë.

Nevojitet një përmirësim i kulturës së punës në kuadër të një perspektivë më të qëndrueshme sa i përket punësimit, pasi pavarësisht nga ekzistenca e programeve te nxitjes së punësimit, sipërmarrjet deklarojnë mungesë informacioni për mundësitë ë përfitimit prej tyre.

Me qëllim përmirësim të mendësisë të të dyja palëve drejt krijimit të vlerave të kapitalit njerëzor, sipërmarrjet mund të bashkëpunojnë më dhomat apo shoqatat e biznesit që organizojnë trajnime, workshope apo paketa specifike me fokus mentalitetin e një drejtuesi.

Nevojitet akses i shtuar në punësim duke përfshirë institucionet shtetërore si AKPA dhe rritje e rolit të zyrave të punës në nivel vendor me qëllim tërheqjen e një game të gjërë punëdhënësish e punëkërkuesish.

Së fundmi, nevojitet më tepër bashkëpunim dhe koordinim mes aktorëve në mbështetje të tregut mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pushtetit lokal, zyrave të punësimit, shkollave profesionale, qendrave të formimit profesional, dhomave të tregtisë dhe biznesit, agjencive private të punës dhe sipërmarrjeve shqiptare.MONITOR

Etiketa: BiznespunetoreShqiperi

Lajme të lidhura

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

14:41 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Para
U kritikua se mori vajzën 6 vjeçe në takimin e G20, reagon Meloni

U kritikua se mori vajzën 6 vjeçe në takimin e G20, reagon Meloni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

14:41 - 14/03/26

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Lexo më shumë
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com