GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

“Sirena e vogël”, historia e origjinës së errët të kësaj përralle të famshme

në Kuriozitete, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sirena e vogël”, historia e origjinës së errët të kësaj përralle të famshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me kalimin e viteve, përrallës së Hans Kristian Andersen, botuar për herë të parë në vitet 1830, dhe e përkthyer në anglisht në vitet 1870, i janë bërë një sërë adaptimesh kinematografike. Ndoshta më i famshmi nga të gjithë është filmi artistik i animuar i vitit 1989 nga Disney.

Sipas këtij varianti, sirena e vogël e quajtur Ariel, bie në dashuri me një princ. Për t’i shpëtuar qënies së saj si një krijesë e detit, Ariel bën një ujdi faustiane me një shtrigë deti (e quajtur Ursula në filmin e Disney) për të ndryshuar gjysmën e saj të poshtme prej peshku me këmbë të vërteta njerëzore, në mënyrë që ajo të mund të jetojë e lumtur përgjithmonë në tokë.

Por në këmbim, sirena e vogël duhet të heqë dorë nga zëri i saj i mrekullueshëm. S’ka nevojë të thuhet se përshtatja nga Disney e “Sirenës së Vogël”, ka një fund të lumtur sepse një sërë ndryshime të historisë origjinale. Në përrallën e Andersen, sirena e vogël, e cila nuk ka emër, humbet më shumë sesa thjesht zërin e saj. Shtriga e detit ia pret gjuhën.

Ndërkohë në versionin e Disney të ”Sirenës së Vogël”, princi në histori quhet Erik, por në versionin e Hans Kristian Andersen, ai nuk përmendet me emër. Eriku është i pashëm dhe i guximshëm, ndërsa në versionin e Andersen, ai sheh vajza të skllavëruara duke kërcyer.

Mes vajzave është edhe sirena, pasi ka arritur marrëveshjen me shtrigën e detit për të dalë në tokë të thatë. Një princ që sheh vajzat e skllavëruara të kërcejnë, është qartazi fyese për ndjeshmëritë e sotme. Për më tepër, në versionin e Andersen, marrëdhënia e sirenës me princin është goxha toksike, dhe ai nuk duket se ka ndërmend të martohet me të. Madje në fund të përrallës së Andersen, sirena nuk martohet me princin por përfundon me dikë tjetër.

Në një moment ajo vdes duke u vetëvrarë, në pamundësi për të goditur me thikë princin që po fle pranë nuses së tij të re. Si ngushëllim, sirena nuk shndërrohet në shkumë deti sapo vdes. Sipas Andersen, sirenat nuk kanë shpirt.

Në vend të kësaj, ajo vazhdon të jetojë mes “bijave të ajrit”, krijesave të brishta me bazë ajrore, të cilat ashtu si sirenat “n uk kanë shpirt të pavdekshëm, por mund ta fitojnë një të tillë me veprat e tyre të mira” shkroi Andersen.

Kjo ngjan logjike sepse në versionin e autorit danez, kur sirena zbret në tokë, nuk mund të kthehet më në shtëpinë e saj. Në lidhje me marrëveshjen, sirena në historinë e Andersen heq dorë shumë më tepër sesa vetëm gjuha e saj, dhe çmimi i plotë që paguan tingëllon torturues.

“Çdo hap që do të hidhni, do të ndjeni sikur po shkelni mbi tehun e thikës”-thotë shtriga e detit në tekstin burimor. Magjistarja e detit vazhdon më tej:”Sapo të kesh marrë një formë njerëzore, nuk mund të bëhesh më një sirenë. Nuk mund të kthehesh kurrë nëpër ujëra tek motrat e tua apo tek pallati i babait tënd!”.

Eliksiri magjik që pi sirena, është i përzier me gjakun e shtrigës së detit. Dhe nëse ajo nuk arrin të fitojë princin, do të vdesë nga dëshpërimi. Për më tepër, sirena e Andersen udhëhiqet nga një personazh i mençur, gjyshja e saj, që mungon në versionin e paraqitur nga Disney.

Është pikërisht gjyshja, ajo që i bën me dije mbesës së saj se sirenat që jetojnë qindra vjet nuk kanë shpirt, dhe kur vdesin shndërrohen në shkumë deti. Kjo është ndryshe nga njerëzit, thotë ajo, shpirtrat e të cilëve jetojnë përgjithmonë. Ashtu si gjyshja, sirena në përrallën e Andersen ka motra, të cilat luajnë një rol shumë më të madh në versionin e tij, duke vepruar si sirena mitologjike, duke joshur marinarët drejt vdekjes me këngët e tyre.

Etiketa: andersenDisneyperallasirena

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kapet 38-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com