GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siria njofton për “armëpushim gjithëpërfshirës” me kurdët

17:40 - 07/10/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Siria njofton për “armëpushim gjithëpërfshirës” me kurdët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siria ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi me forcat kurde, pas një takimi më 7 tetor mes presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe udhëheqësit kurd, Mazloum Abdi.

Takimi u zhvillua pas përplasjeve vdekjeprurëse në qytetin verior të Alepos.

Autoritetet në Siri, që morën pushtetin vitin e kaluar pasi rrëzuan nga pushtetin sundimtarin Bashar al-Assad, kanë refuzuar kërkesat e kurdëve për një qeveri të decentralizuar që do t’u jepnin atyre më shumë autonomi.

Kjo çështje rriti tensionet me administratën kurde që kontrollon pjesë në veri dhe veriperëndim të Sirisë, ndërsa dallimet mes dy palëve kanë penguar zbatimin e një marrëveshjeje të arritur më 10 mars për integrimin e institucioneve civile dhe ushtarake kurde në shtet.

Përmes një deklarate të publikuar në X, ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, tha se është takuar në Damask me Abdin, kreun e Forcave Demokratike Siriane (SDF), që udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Jemi pajtuar për një armëpushim gjithëpërfshirës në të gjitha frontet, si dhe për pikat për dislokimin e forcave ushtarake në veri dhe verilindje të Sirisë”, tha Qasra, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjes do të nisë menjëherë.

Më pas, Sharaa u takua me Abidin, për herë të parë që nga korriku, kur të dy kishin diskutuar për “çështjet e sigurisë të lidhura me marrëveshjen e 10 marsit”, tha një burim për AFP-në.

Sipas burimit, i dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, dhe admirali i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Brad Cooper, ishin të pranishëm në takim.

Një ditë më parë, Barrack shkroi në X se ai dhe Cooper kishin vizituar Sirinë verilindore për “bisedime thelbësore” me Abdin.

Ndërkaq, më herët gjatë të martës, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – që monitoron situatën në Siri – dhe media shtetërore raportuan se luftimet janë ndalur në Alepo.

Të hënën në Alepo të paktën një pjesëtar i forcave të sigurisë të Sirisë dhe një civil u vranë. Për sulmet në Alepo u fajësuan forcat kurdë.

Autoritetet e reja islamiste në Siri kanë qeverisur me qytetin Alepo që nga rrëzimi i Assadit në dhjetor. Por, disa lagje të qytetit janë nën kontrollin e kurdëve, pavarësisht se SDF zyrtarisht u tërhoq nga qyteti në prill pas një marrëveshjeje të arritur me ekzekutivin.

Kurdët, të cilët krijuan administratën e tyre gjysmë-autonome gjatë kaosit të luftës civile gjatë sundimit të Assadit, vazhdimisht kanë kërkuar decentralizim, kërkesë që autoritetet e reja të Damaskut e kanë refuzuar. Ata po ashtu kanë kritikuar Kushtetutën e përkohshme të Sirisë, duke e cilësuar se ajo nuk pasqyron diversitetin e vendit, ndërkohë që provincat nën kontrollin kurd, Raka dhe Hasake, u përjashtuan nga votimi që u zhvillua gjatë fundjavës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Parlamentit të ri sirian.

Lajme të lidhura

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës
Breaking Views

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

18:27 - 03/03/26
Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon
Aktualitet

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

17:52 - 03/03/26
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi
Breaking Views

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

17:30 - 03/03/26
Para
Moska: BE dhe NATO po vënë në rrezik centralin bërthamor të Zaporizhias

Moska: BE dhe NATO po vënë në rrezik centralin bërthamor të Zaporizhias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës
Breaking Views

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

18:27 - 03/03/26

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke...

Lexo më shumë
Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

17:52 - 03/03/26
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

17:30 - 03/03/26
Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

17:03 - 03/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com