GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sirianët në luftë përballë bashkëkombësve në Ukrainë/ I riu: Nëse vdes në betejë…

19:33 - 08/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sirianët në luftë përballë bashkëkombësve në Ukrainë/ I riu: Nëse vdes në betejë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sirianët që i mbijetuan sulmeve të Presidentit Putin që ndodhën në Siri, kanë dalë vullnetarë që të luftojnë kundër forcave ruse në Ukrainë.
Osama Burhan, rreth 30 vjeç, ishte mes miliona personave që u larguan nga lufta civile siriane teksa regjimi i Asadit bombardonte qytete në të gjithë vendin, me avionët luftarakë rusë që kryenin sulme ajrore shkatërruese në zonat e banuara.

Sot ai jeton në Baalbek, në Liban, por u shpreh i hapur të udhëtonte drejt Ukrainës që të luftonte, edhe pse kanë dalë disa raporte ku thuhet se Rusia po rekruton sirianë besnikë ndaj regjimit të Asadit për të luftuar kundër forcave të armatosura të Kievit. The Times shkruan se kjo do të rriste perspektivën që sirianët të luftojnë kundër njëri-tjetrit në Evropën Lindore.

Një nga dy komandantët rusë që janë vrarë në Ukrainë, gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, 45 vjeç, ka shërbyer më parë me forcat ruse në Siri.
Sipas faqes siriane të lajmeve, Rusia iu ka bërë thirrje vullnetarëve që të plotësojnë një kontratë 6-mujore për një pagesë 200-300 dollarë në muaj.

Burhan u shpreh se ai mund të “ndiente dhimbjen” e ukrainasve. “Ne e njohim Rusinë dhe Putinin më shumë se kushdo. E kemi përjetuar brutalitetin dhe krimet e Putin. Ai është mësuesi i regjimit sirian. Ne, sirianët, mund të simpatizojmë thellësisht ukrainasit. Putini është një pushtues që bën gjëra të këqija për të përmbushur dëshirat e tij dhe për t’i shërbyer interesave personale.”

Ai shpreson se nëse lufton për Ukrainën dhe mund të humbë jetën në betejë, vdes, familja e tij do të shpërblehet dhe do t’i jepet statusi i refugjatit në Evropë. Suhail Hammoud, tek të 30-at, tha se kishte qenë ushtar në ushtrinë e Asadit dhe ishte trajnuar me pajisje ruse. Kur shpërtheu lufta civile ai dezertoi.

Ai pretendoi se kishte shkatërruar 70 objektiva të armikut, duke përfshirë avionë, tanke dhe automjete të blinduara, duke i dhënë atij njëfarë fame mes refugjatëve sirianë të mërguar. Abdulkafi Alhamdo, një aktivist sirian në Liban, tha se ai festonte sa herë që bombarduesit rusë të cilët ai i përshkroi si “vrasësit e Putinit, humbnin në Kiev. “Të shpëtosh Ukrainën, sikur të shpëtosh Sirinë”, përfundoi ai.

Etiketa: LuftaRusisiriuukraina

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Mbledhja e PD-së/ Kryetari i PD Mirditë krah Bashës: Të logjikojmë e mbajmë përgjegjësi

Mbledhja e PD-së/ Kryetari i PD Mirditë krah Bashës: Të logjikojmë e mbajmë përgjegjësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com