GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Sistemi nuk është prekur”/ Të dhënat policore “Memex” dolën hapur, ja si justifikohet Çuçi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sistemi nuk është prekur”/ Të dhënat policore “Memex” dolën hapur, ja si justifikohet Çuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas të dhënave që u publikuan sot nga hakerat iranianë, ka reaguar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Ai pretendon se ky informacion nuk i përket databazës policore të “Memex”.

Çuçi ripostoi reagimin e Policisë së Shtetit, e cila deklaroi se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me partnerët dhe se po hetohet origjina e rrjedhjes së këtyre të dhënave.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEXNe jemi në hetim. Ka pasur spekulime nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Ku janë marrë këto të dhëna? Atë po hetojmë,“-tha ministri gjithashtu në një reagim për mediat jashtë Kuvendit ditën e sotme.

Postimi i Bledi Çuçit:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit.

Sot hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

 

Etiketa: Bledi ÇuçiHackerPolicia

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Stresi kapet sërish mat me bionden misterioze, ja ç’po ndodh mes tyre (FOTO)

Stresi kapet sërish mat me bionden misterioze, ja ç’po ndodh mes tyre (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26

Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Përmes një...

Lexo më shumë
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com