GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sistemi pëson “black out”, punonjësit e “Facebook-ut” mbeten jashtë zyrave

23:17 - 04/10/21
në Botë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Sistemi pëson “black out”, punonjësit e “Facebook-ut” mbeten jashtë zyrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Facebook, Instagram dhe WhatsApp, dolën jashtë funksionit ditën e hënë, duke marrë një platformë jetike komunikimi të përdorur nga më shumë se tre miliardë njerëz në të gjithë botën dhe duke alarmuar të gjithë përdoruesit në të gjithë botën për arsyen e këtij mos funksionimi.

“Facebook”-ut i ka rënë i tërë sistemi dhe kështu punonjësit e kësaj kompanie nuk po mund as të futen në vendin e tyre të punës – kështu të paktën pretendon gazetarja e “New York Times”.

Was just on phone with someone who works for FB who described employees unable to enter buildings this morning to begin to evaluate extent of outage because their badges weren’t working to access doors.

— Sheera Frenkel (@sheeraf) October 4, 2021

“Sapo bisedova me disa që punojnë në ‘Facebook’, të cilët më shpjeguan se punonjësit nuk po mund të futen në ndërtesë për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi kartat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel.

Tri aplikacionet që janë në pronësi të themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, veprojnë në një infrastrukturë të përbashkët, nuk janë të qasshme për përdoruesit që para orës 17:00.

Një orë më vonë, gjiganti i rrjeteve sociale reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tyre në “Twitter”, duke shkruar se janë në dijeni për këtë problem dhe janë duke punuar në rregullimin e tij.

Megjithatë, përdorues të shumtë zbuluan se bëhej fjalë për një ndërhyrje në DNS serverët, dhe kjo është duke i pamundësuar atyre të qasen në faqe.

Kompania qëndron shpesh misterioze duke mos treguar shkakun e ndonjë problemi të caktuar, madje edhe pasi ta kenë rregulluar atë.

Në vitin 2019, Facebook pësoi rënien më të madhe ndër vite, duke qëndruar jashtë funksionit për më shumë se 24 orë. Me të zgjidhur këtë problem, kompania shkroi se ishte vetëm një “operacion rutinë i mirëmbajtjes”.

Meqenëse Facebook është jashtë funksionit dhe sistemi nuk funksionon, kërkimet nuk funksionojnë, pasi përmbajtja nuk është në dispozicion. Serverët e Facebookut duhet ta ofrojnë këtë, por e gjitha që shfaqet është një kod që lë të kuptohet për një problem.

Në aplikacionet si WhatsApp dhe Instagram, ne mund të shohim përmbajtjet e para më herët, por nuk jemi në gjendje t’i kërkojmë serverëve të Facebookut për përmbajtje të re.

Etiketa: Facebook

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Ja si pritet të jetë moti sot, 29 prill 2021

Moti për ditën e sotme, 5 tetor 2021

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com