GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Situata alarmante e Covid-19, Merkel takim urgjent me krerët e vendit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata alarmante e Covid-19, Merkel takim urgjent me krerët e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përkeqësimi i situatës me Covid-19 në vend ka bërë që kancelarja gjermane, Angela Merkel të zhvillojë një takim urgjent me krerët e shtetit të Gjermanisë. Ditën e mërkurë rastet me Covid-19 në Gjermani arritën shifra rekord, ndërsa ekspertët thonë se sëmundja po përhapet në mënyrë dramatike.
Sipas këndvështrimit të Merkelit, duhet të ketë gjithashtu një prag të miratuar në nivel kombëtar, i përcaktuar sipas kapacitetit spitalor, pas të cilit do të duheshin masa shtesë.Merkel është angazhuar në diskutime intensive me ministrat, qeveritë rajonale dhe partitë e mundshme të koalicionit të ardhshëm.Merkel e ka bërë të qartë vazhdimisht se është gati për një konferencë të krerët e landeve.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur konsensus midis autoriteteve rajonale të Gjermanisë.Një nga gjërat që do të diskutohej në një tryezë të rrumbullakët të shtetit federal do të ishte përpjekja e përbashkët për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të vaksinave përforcuese.
Gjermania të mërkurën arriti numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, duke i shtyrë autoritetet të marrin në konsideratë masa më të rrepta.
Autoritetet raportuan 39,676 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 236 vdekje të tjera të lidhura me virusin.Rastet aktive të vendit arritën në 331,200, duke shënuar një nivel të ri në valën e katërt aktuale të pandemisë, sipas të dhënave zyrtare.
Të mërkurën ishin 2739 pacientë me koronavirus të sëmurë rëndë në njësitë e kujdesit intensiv, me 1403 prej tyre në ventilatorë mekanikë.Rastet e reja janë rritur ndjeshëm javët e fundit në rajonet lindore të Saksonisë dhe Turingisë, të cilat kanë shkallën më të ulët të vaksinimit midis 16 shteteve federale.

Etiketa: covid 19GjermaniPandemiraste rekord

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Këlliçi: Qeveria censuron median, në 30 vite inceneratori vlen 430 mln euro

Këlliçi: Qeveria censuron median, në 30 vite inceneratori vlen 430 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com