GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata alarmante e helmimit në IKSHPK: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit në Deçan

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata alarmante e helmimit në IKSHPK: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit në Deçan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra me ujë për pije.

Brenda ditës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hulumtimin në terren dhe identifikimin e burimit të infeksionit. Pas marrjes së mostrave të ujit janë kryer analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA 16/2012.

Ndërkohë në institucionet e KPSh-së në deçan iu është ofruar ndihma mjekësore të gjithë qytetarëve të prekur. Hulumtimi laboratorik i shkaktarit ka vazhduar në terren dhe në laboratoret e Mikrobiologjisë dhe QLT në IKShPK.Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.Ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës vazhdojnë punën në terren duke punuar intensivisht në gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja.

Rekomandime:1. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët;2. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit;3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale;4. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;5. Pas rikthimit të ujit në rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri;6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet menjëherë sipas nevojës;7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojn nyjet e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet, ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;9. Të ndalohet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellesit;10. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

Etiketa: BaktereDecanIKSHPKkontaminim

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
“Gati për Shqipërinë”/ Rama tjetër bisedë online me aplikantët: Është koha për t’u kthyer në Shqipëri

“Gati për Shqipërinë”/ Rama tjetër bisedë online me aplikantët: Është koha për t’u kthyer në Shqipëri

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com