GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata alarmante në Deçan/ Albin Kurti nuk u kthye në Kosovë, vazhdon rrugëtimin e tij në Kanë të Francës

13:03 - 16/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata alarmante në Deçan/ Albin Kurti nuk u kthye në Kosovë, vazhdon rrugëtimin e tij në Kanë të Francës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë bërë më shumë se një javë që prej ditës kur kryeministri Albin Kurti është larguar nga Kosova. Nga data 8 korrik, ai ka nisur një vizitë zyrtare në Greqi. Ai s’është kthyer në vend, as kur mbi 2 mijë qytetarë të Deçanit janë helmuar. Ndërkohë, ka nisur një vizitë tjetër në Francë. Katër muaj pasi erdhi në krye të ekzekutivit, Albin Kurti, ka nisur një vizitë të gjatë në Greqi. Atje po qëndron që nga e enjtja e kaluar.

Ai s’është bindur që ta përfundojë vizitën as pas helmimit të mbi 2 mijë qytetarëve të Deçanit, gjë që ngjalli kritika të shumta.

Moskthimin e Kurtit prej Greqisë, zyrtarët e Vetëvendosjes e arsyetuan duke thënë se po mundohet që ta sjellë njohjen nga ky shtet.

Por, as pas më shumë se një jave, Kurti ende s’është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeminstrit Kurti, për të pyetur se ku ndodhet Kurti dhe nëse informacionet se ka udhëtuar drejt Francës janë të vërteta, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Por, Kryeziu e ka konfirmuar për Klan Kosova se Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai

Edhe deputeti Xhavit Haliti deklaroi sot në seancë se Kurti nga pushimet në Athinë të Greqisë dje ka fluturuar në Nicë të Francës.

Sipas Halitit, Kurti është vendosur në një hotel, ku do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Kana.

“Unë mendoj që kryeministri ka drejt me pushu, ka drejtë me pushu edhe Presidenti. Por, kryeministri e ka të obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin, ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim.

Seminari që ka qenë në Athinë ka zgjatë vetëm një ditë, dhe ne po flasim për kreyministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje me Nicë të Francës dhe është vendosur në Kana në një hotel. Dmth ka arritur në Nicë në 19:45. Dhe nuk ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë”, tha Haliti.

Ndryshe, gjatë vizitës në Greqi, Kurti ishte akomoduar në një prej hoteleve më luksoze.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se shpenzimet janë mbuluar nga organizatori.

“Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, kishte shkruar Kryeziu.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Grand Resort Lagonissi, është një resort turistik me katër yje i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, rreth 22 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit grek, ku çmimi për një natë arrin shifrën 543 dollarë, sipas faqes zyrtare të hotelit.

Avio-kompania britanike, British Airëays, hotelin ku ka qëndruar kryeministri Kurti, e ka cilësuar si një nga resortet më luksoze të Athinës. Në vlerësimet e uebsajteve të profilizuara rreth resorteve turistike, Grand Resort Lagonissi përshkruhet si një hotel i cili ofron ‘pamje të shkëlqyeshme nga deti, pishina private dhe plazhe’.

Albin Kurti ishte pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Simpoziumi Symi është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë. Symi mbledh së bashku individë me mendime të ndryshme, prejardhje të ndryshme, intelektualë, politikanë, laureatë të Nobelit, sipërmarrës, diplomatë, shkencëtarë dhe aktivistëve për të diskutuar disa nga çështjet më të ngutshme të kohës sonë. Ajo u mbajt për herë të parë në 1998, në ishullin Symi, i cili që atëherë i ka dhënë emrin Simpoziumit.

Etiketa: Albin KurtiDecanhelmim

Lajme të lidhura

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës
Breaking Views

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
Para
Përmbytjet në Gjermani/ 2 shqiptarë të humbur

Përmbytjet në Gjermani/ 2 shqiptarë të humbur

TË FUNDIT

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas
Breaking Views

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas

23:26 - 29/12/25

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli...

Lexo më shumë
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

23:09 - 29/12/25
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com